1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Çeku niset të ndryshojë mendimin e Moskës

Bekim Shehu29 Nëntor 2006

Kryeministri i Kosovës Agim Çeku u nis në vizitën e parë zyrtare në Rusi. Ai do u thotë autoriteve të Moskës se pavarësia e Kosovës është zgjidhja e vetme për stabilitetin e rajonit

https://p.dw.com/p/Arap
Chirac, Putin, Merkel flasin më 23 shtator 2006 në Paris edhe për Kosovën
Chirac, Putin, Merkel flasin më 23 shtator 2006 në Paris edhe për KosovënFotografi: AP

Qeveria e Kosovës e cilëson vizitën e kryeministrit Agim Çeku në Moskë vizitë historike dhe pret që autoritet e Rusisë të ndërrojnë qëndrimin për Kosovën dhe të radhiten ndër vendet që do ta pranojnë pavarësinë e Kosovës.

Ky konstatim u bë sot në një mbledhje të Qeverisë së Kosovës, vetëm pak orë pasi
kryeministri i Kosovës Agim Çeku, së bashku me këshilltarët e tij politikë udhëtoi për në Moskë. Sipas zëvëndëskryeministrit të Kosovës Lutfi Haziri, kjo vizitë çfarëdo qoftë rezultati i saj, do të vendosë një marrëdhënie të re për herë të parë ndërmjet
Prishtinës dhe Moskës zyrtare.

Procesi i zgjidhjes së statusit të Kosovës, ndërkaq tashmë dihet se ka hyrë në fazën përfundimtare mirëpo, brenda anëtarëve të grupit të kontaktit akoma nuk ka unitet të plotë se cila duhet të jetë zgjidhja e statusit. Në këtë mes Moska zyrtare kundërshton haptas pavarësinë e Kosovës, madje autoritet ruse kanë kërcënuar se nëse KS-it, vendosë për një pavarësi të kushtëzuar për Kosovën, ata do ta përdorin veton e
tyre kundër kësaj zgjidhje.

Me shpresën që mos të ndodhë kjo, kryeministri i Kosovës udhëtoi për në Moskë, i bindur se siç është shprehur ai, do të arrijë të bindë autoritet e Moskës së pavarësia e Kosovës është zgjidhja e vetme dhe ajo do të kontribuojnë në stabilitetin e rajonit.

Së bashku me kryeministrin e Kosovës për në Moskë ka udhëtuar edhe ushtruesi i detyrës së ministrit për komunitete dhe kthim, Branisllav Gerbiq, nga partia demokratike serbe e Kosovës. Për realizimin e vizitës së kryeminstrit të Kosovës në Moskë ka ndërmjetësuar zyra ndërlidhëse ruse në Prishtinë mirëpo, ajo nuk ka arritur që të realizojë një takim të kryeministrit Agim Çeku me presidentin Rus Vlladimir Putin.