1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Çeku: Kosova do të korrë çfarë ka mbjellë

Bekim Shehu30 Prill 2007

Pavarësia e Kosovës, sipas kryeministrist Agim Çeku, do të ndodhë shumë shpejt dhe këtë e kanë kuptuar edhe kundërshtaret e pavarësisë

https://p.dw.com/p/ArW8
Fshatare duke mbjellë patate në Debelde, Kosovë
Fshatare duke mbjellë patate në Debelde, KosovëFotografi: AP

Kosova tash do të korrë atë çfarë ka mbjellë. Me këtë frazë kryeministri i Kosovës Agim Çeku nisi një fjalim javor drejtuar qytetarëve të vendit duke iu referuar, siç thotë fazës përfundimtare në të cilën ka hyrë procesi i zgjidhjes së statusit të Kosovës.

Kryeministri thotë se, në saje të punës së institucioneve të Kosovës, fatit historik dhe mbështetjes së aleatëve, Kosova shumë shpejt do të bëhet një vend i pavarur. Vizitën e ambasadorëve të KS-it, në Kosovë kryeministri Agim Çeku, e cilëson një rast të mirë për të informuar nga afër me faktet, të gjithë ata që kanë pasur luhatje në qëndrime për të ardhmën e Kosovës. Ai thotë se, Kosova ka nisur nga zeroja ndërtimin e institucioneve të Kosovës dhe për një kohë shumë të shkurtër ka ndërtuar institucione të standardeve më të avancuara ndërkombëtare.

Sidoqoftë, vizita në Kosovë e ambasadorëve të KS-it, nga analistët kosovarë është vlerësuar si një vizitë të rishikimit të gjendjes në terren që nuk do të ndryshojë
qasjen tashmë të përcaktuar të komunitetit ndërkombëtar në zgjidhjen e statusit të Kosovës. Analistët thonë po ashtu se vizita e ambsadorëve në Kosovë mund të shihet edhe si një kompromis i fundit që ju është bërë vendeve që kanë pasur luhatje për planin e Marti Ahtisarit.

Nga ana e tij, shefi i UNMIK-ut Joakim Rycker, ka thënë se në Kosovë status-quoja është e paqëndruesme dhe shprehet i bindur se javët e ardhshme do të dalë një rezolutë e KS-it, e cila do të përcaktojë të ardhmën e Kosovës.