1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Çështja e Iranit do të dërgohet në Këshillin e Sigurimit

Bernd Riegert31 Janar 2006

Grindjet diplomatike me Iranin rreth problemeve nukleare Bashkimi Evropian do t`i mbartë në Këshillin e Sigurimit. Në të njëjtën kohë Iranit i ofrohet vazhdimi i bisedimeve, ka theksuar i autorizuari për politikë të jashtme të BE-së, Havier Solana.

https://p.dw.com/p/AqgB
Irani fuqi atomike?
Irani fuqi atomike?Fotografi: AP Graphics

Ky është qëndrim i vendosur i BE-së, ndonëse brenda vendeve anëtare ekzistojnë dallime sa i përket interesave ekonomike. Ministri i punëve të jashtme të Gjermanisë, Frank Walter Steinmeier është shprehur i përmbajtur mbi raportet me Iranin.

" Ka patur gjithsesi ditët e fundit shumë sinjale që tregojnë se iranianët janë të interesuar për të punuar për një zgjidhje diplomatike ". Pamvarësisht mbledhja e veçante e Zyrës Ndërkombëtare për Energjinë Atomike duhet të mbahet.

Iranianët kanë shkelur marrëveshjen sepse kanë filluar sërish me hulumtimet për pasurimin me uran. SHBA-të dhe BE dëshirojnë ta inkuadrojnë çështjen e Iranit edhe
në Këshillin e Sigurimit. Kina dhe Rusia, dy fuqitë me të drejta vetoje në OKB janë duke hezituar. Irani hedh poshtë akuzat se synon të ndërtojë një bombë atomike.

Ndërkaq sa i përket fituesit të zgjedhjeve palestineze, Hamasit radikal, BE ka marrë një qëndrim i cili bazohet tek pritje. Është ende herët, të vendoset për ndihmat 480 milione euroshe për qeverinë palestienze nga buxheti i BE-së, thekson ministri gjerman i punëve të jashtme. " Mirëpo rezultati në zgjedhjet e fundit palestineze kanë shtruar në mënyre të natyrshme pyetje, të cilat nuk mund të marrin sot përgjigje të plotë."

Hamasi duhet të ndryshojë thelbësisht, kërkon Ministri i punëve të jashtme të Holandës, Bernard Bot. "Ne shpresojmë se Hamasi e di se duhet të ndryshojë
pozicionet e tij dhe këtë duke e bërë të qartë para botës."

BE e ka të ndaluar të ketë marrëdhënie finananciare me organizata terroriste siç është cilësuar deri më tani edhe Hamasi. Për bashkëpunim me qeverinë e Hamasit
nuk ekzistojne kushte të qarta, thekson ministri gjerman Steinmeier.


"Çelësi nuk qëndron shume tek BE apo tek anëtarët e BE-së, por tek territoret palestineze. Atje duhet të vendoset, se a do të ecet në rrugën politike drejt
heqjes dorë nga armët dhe drejt njohjes së ekzistencës së shtetit izraelit."

BE duhet brenda një afati të shkurtër të vendosë për pagesën e rrogave të 138 mijë nënpunësve të administratës palestineze. Kjo pagesë duhet të kryhet brenda 14 ditëve. Nëse ky destinim i parave vazhdon të mbetet i ngrirë, mund të çojë deri te radikalizimi dhe destabilizimi i mëtejshëm i situatës, thuhet në Bruksel.