1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Ç´është një evropian? Artikull i së përjavshmes "Die Zeit"

24 Qershor 2005

Pyetjes se çdo të thotë të jesh evropian i dedikohet analiza nga Ute Frevert botuar në numrin e fundit të “Die Zeit” më 23.06.2005.

https://p.dw.com/p/Aruy

E ardhmja e Europës e shkruar në Kushtetutën europiane nuk i entuziazmon qytetarët e Europës. Këtë e treguan rezultatet e referendumeve. Po si ka qenë kjo punë në të kaluarën?

A mund të gjenden në të kaluarën e Europës pika kontakti që të tregojnë ndjenja më pozitive dhe identifikim më të madh me kontinentin?

Vetë kushtetuta shprehet ambivalent mbi këtë pyetje. Ajo ka dalë nga trashëgimia kulturore europiane e cila ka zhvilluar si vlera universale Të drejtat e njeriut si dhe lirinë, demokracinë, barazinë dhe shtetin juridik. Por fakti që tradita europiane ka edhe anë që janë më pak të gëzueshme kapërcehet pa shumë vëmendje. Përvojat e hidhura, kontradiktat e vjetra janë kapërcyer me dëshirën e afrimit gjithnjë e më të ngushtë. Njëkohësisht thuhet se krenaria e secilit për identitetin dhe historinë kombëtare mund të trajtohet me kujdes edhe në Europën e bashkuar. Ky prelud varion formulën magjike me të cilën zbukurohet projekti europian “i bashkuar në shumëllojshmërinë”. Kjo formulë mbase vlen për aktualitetin dhe të ardhmen, por a vlen ajo edhe për trajtimin e të kaluarës pyet Znj. Frevert e cila jep në Universitetin e Yale historinë gjermane. Për të, vetëdija historike është guri themeltar i identitetit individual dhe kollektiv. Krijimi i shteteve nacionale me fillimin e kohëve moderne u morr shpesh me shkrimin e historisë kombëtare. Historia vlerësohej si përligjje e aktualitetit dhe çelës i të
ardhmes.

Edhe shtetet nacionale të shek.19 dhe 20 nuk ishin të izoluara nga njëra tjetra. Ato kishin marrëdhënie politike, sociale, ekonomike dhe kulturore.

Identiteti kombëtar i Europës së shek. 19 dhe 20 bazohej në vetëdijen historike, e cila kish në qendër luftën heroike për bashkim, forcë dhe nder. Shpesh kjo kish të bënte me përfitimin e kombit tënd kundrejt kombeve të tjerë fqinjë europianë, me theksimin dhe pretendimin e supermacisë kulturore, politike, ushtarake. Krenaria kombëtare dhe patriotizmi kanë zgjuar në të kaluarën kufizim, çvlerësim, izolim. Kjo deri në epokën e luftrave botërore. Vërtet?

Nëse shohim përreth vërejmë se monumentet kombëtarë janë kudo në këmbë. Shtetet europianolindore iu kthyen me mall orientimit nacional pas fundit të bllokut politik sovjetik. Por edhe në vendet e BE-së historia si gjithnjë është konceptuar tek
dhe mbi kombin.

Izolimi i kulturës kombëtare nuk ofron hapësirë për një identitet europian si ai që proklamohet në dekadat e fundit. Më shumë vetëdije kombëtare dhe vetëreflektim ndihmojnë në krijimin e vetëdijes historike europiane. Pa këtë nuk mund të rritet ndjenja e përkatësisë së përbashkët europiane. Ky mesazh duket se ka mbërritur edhe në rrethet e Komisionit Europian. Aktualisht ekspertë muzeumesh dhe historianë na gjithë Europa janë duke u përpjekur të ngrenë në Bruksel një muze europian. Muzeumbërësit duan që mentalitetet kombëtare t’ i vënë nën një mentalitet europian. Muzeumi duhet të prezantojë historinë e Kontinentit në dy mijvjeçarët e fundit, dhe bashkë me të do kontribuojë në ngritjen e një qytetarie europiane.

Lajttmotivi i projektit të muzeumit është bashkimi. Në fillim është zhvillimi greko-kelto-romako-bizantin. Mbi të projekti dallon tre periudha të zhvillimit të përbashkët: Bashkimi ka nxitur besimin kristian, pas tij periudhën e iluminizmit dhe në fund projekti europian. Zbatimi i këtij projekti nuk doe ketë të lehtë të ngrerë në pah raportet e shumëllojshmërisë dhe bashkimit.