1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

Zvogëlohet numri i ankesave para GJEDNJ

Për herë të parë në vitin 2012 Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut nuk bëhet viktimë e suksesit të saj. Për herë të parë kjo gjykatë ka arritur ta zvogëlojë numrin e ankesave të paraqitura

Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut (GJEDNJ) mbikqyr respektimin e të drejtave themelore, vendimet e saj respektohen në të gjithë Evropën.

Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut shënoi në vitin 2012 disa suksese në trajtimin e valës së ankesave nga 47 vendet që janë anëtare të Këshillit të Evropës. Për herë të parë kjo gjykatë kishte arritur ta zvogëlojë numrin e ankesave të paraqitura, tha kryetari i Gjykatës, Dean Spielmann, në prezantimin e statistikave vjetore të vitit 2012. Prej më shumë se 151.000 ankesa në fund të vitit 2011, numri i ankesave në fund të vitit 2012 ka rënë në 128.000 aneksa.

the president of the European Court of Human Rights, judge Dean Spielmann of Luxembourg poses as he arrives at the Elysee palace in Paris, on December 18, 2012 in Paris, prior to a meeting with French president. AFP PHOTO MEHDI FEDOUACH (Photo credit should read MEHDI FEDOUACH/AFP/Getty Images)

Dean Spielmann

Ankesat nga Rusia i kanë shkaktuar Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut shumicën e punës për vitin 2012. Deri më 31 dhjetor kundër qeverisë së Moskës para GjEDNj janë paraqitur 28.600 padi. Ankesat nga Rusia zinin gjithashtu vendin kryesor edhe gjatë vitit 2011. Në vendin e dytë në vitin 2012 renditet Turqia me 16.900 ankesa, e ndjekur nga Italia (14 200) dhe Ukraina (10 450).

Kryetari i Gjykatës, Dean Spielmann, tha se që Rusia të dalë nga kryeja e listës, duhet që gjyqësori atje të zbatojë më të mirë dispozitat e Konventës në nivel kombëtar. Gjermania, prej nga ishin paraqitur më shumë se 2.000 ankesa, zinte një vend nga mesi i 47 vendeve të anëtare të Këshillit të Evropës.

Zvogëlimin e numrit të ankesave të paraqitura gjatë vitit 2012 para GJEDNJ kryetari i Gjykatës, Dean Spielmann, e quan si një "sukses të vërtetë" dhe e lidh me punën më të shpejtë të GJEDNJ me reformën e gjykatës. Në këtë mënyrë pas zbatimit të reformës të drejtën për të refuzuar shqyrtimin e një çështjeje e ka edhe një gjyqtar i vetëm dhe nuk ka nevojë për mbledhjen e trupit gjykues. Po ashtu për herë të parë edhe numri i ankesave të reja të paraqituara në vitin 2012 ka mbetur konstant duke shënuar vetëm një përqind më shumë se në vitin 2011. Spielmann edhe këtë fakt e sheh si një sukses të punës informuese të Gjykatës në vendet anëtare.

Tani më shumë njerëz i dinë se cilat janë kërkesat themelore që një ankesë të merret në shqyrtim, sepse në Strasburg pothuajse 80 për qind e të gjitha ankesave janë të papranueshme.