1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Zvicra përballet me valën e pandërprerë të azilkërkuesve

Parashikohet ashpërsimi i ligjit gjithësesi rigoroz të azilimit në Zvicër.

default

Pikëkalim kufirtar në Zvicër

Vetëm gjatë ditëve të para të këtij viti, në kantonin Argau, u paraqitën 60 azilkërkues. Në këtë mënyrë vazhdon tendenca e nisur verën e vitit 2008, kur numri i azilkërkuesve në Zvicër u rrit në mënyrë masive. Në Argau janë stërmbushur vendstrehimet e azilkërkusve me 108%, shpjegon Kurt Jenni. „Kështu nuk mund të vazhdohet për një kohë të gjatë. Në disa vendstrehime kemi aq shumë njerëz sa automatikisht shtohet edhe potenciali i agresivitetit. Ndërkohë që njerëzit duhet t'i pranojmë disi, sepse në të shumtën e rasteve janë burra të vetmuar, të cilët gjatë ditës nuk kanë asnjë orar, apo punë të caktuar. Kjo do të thotë se ata tërë kohën e kalojnë në vendstrehim, apo pranë tij, aspekt ky që krijon probleme.“


Ndërkohë në shumë bashki po shtohet rezistenca kundër azilkërkuesve të tjerë. Udhëheqësi i ekipit të punonjësve socialë në Argau, Kurt Jenni, pohon se azilkërkuesit nuk mund të vendosen në bunkerë. Ai propozon një zgjidhje, që do të kushtonte më shumë: vendosja e azilkërkueve në dhoma hotelesh të marra me qira. „Kantoni Tesin e praktikon një gjë të tillë qysh prej javësh. Për ne është kjo mundësia e fundit, në qoftë se duam të kemi më shumë hapsirë për vendosjen e azilkërkuesve. Ndonjë mundësi tjetër nuk ka. Kemi kërkuar që azilkërkuesit të vendosen në kampet për të rinjë, por kjo nuk është pranuar.“


Përpjekjet e kantoneve janë ndaluar prej ish - Presidentit të Këshillit Federal, atëherë edhe ministër, Christoph Blocher, planifikonte me ardhjen e 10.000 azilkërkuesve në vit. Numri i parashikuar i ministrit Blocher prej 10.000 azilkërkuesish është tejkaluar në vitin 2008. Gjatë 2008-s në Zvicër kanë mbërritur 16.600 azilkërkues. Në Gjermani, e cila ka 11 herë më shumë banorë se Zvicra, janë paraqitur gjatë vitit të kaluar 22.000 azilkërkues. Zvicra shpreson se me futjen në zonën Shengen, do të arrihet një efekt i caktuar. Zvicra mund t'i kthejë tani azilkërkuesit në vendet ku për herë të parë janë paraqitur për azil politik. Sipas të dhënave të para, çdo i dyti azilkërkues i paraiqtur gjatë dhjetorit në Zvicër, do të duhej menjëherë të largohet nga vendi. Megjithë futjen në zonën e Shengenit, në Bernë të mërkurën (14.01) u paralajmërua mundësia e ashpërsimit të së drejtës së azilimit.

(BC/VFB)

  • Data 15.01.2009
  • Autor Pascal Lechler
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/GZ1v
  • Data 15.01.2009
  • Autor Pascal Lechler
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/GZ1v