1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

„Zuma President?“ - Në gjurmë të Jacob Zumës në vendlindje

Të gjitha shenjat tregojnë se Jacob Zuma do të dalë nga zgjedhjet, si president i ri i Afrikës së Jugut. A është ky lajm i mirë, pyesin vëzhguesit ? Zuma polarizon si asnjë paraardhës tjetër.

Jacob Zuma në fushatë elektorale.

Jacob Zuma, është përfaqësuesi më i mirë i kultit shovinist zulu. Shenjat tregojnë se ai do të zgjidhet president.

Altoparlantët mezi kuptohen, disa të rinj me bluza tö zeza të ANC-së dhe me portrete të Zumës, kërcejnë Toyi-Toyi-n, vallen e njohur të luftës të zuluve.


Është një mesditë e nxehtë në Nkandla, në tregun e një qyteze në kodrat e gjelbra të provincës juglindore KwaZulu-Natal, të Afrikës së Jugut. Kjo është provinca, që gati i sabotoi zgjedhjet e para të lira të 1994-ës ku shpërtheu një valë dhune, zgjedhje, të cilat sollën në pushtet ANC-në dhe Nelson Mandelën. Por, para së gjithash kjo është provinca që ruan deri sot kultin shovinist zulu, dhe mund të thuhet se Jacob Zuma, është përfaqësuesi më i mirë i tij.

Idhtar i ANC-së.

Zgjedhjet e para të lira të 1994-ës sollën në pushtet ANC-në dhe Nelson Mandelën.


Megjithatë në qytetin e tij të lindjes Nkandla, dallon fillimisht pak nga kjo. Sado që mundohen ndihmësit zgjedhorë të ANC-së, shkëndija nuk ndizet. Ndoshta ngaqë sot është ditë tregu dhe njerëzit parapëlqejnë të shkojnë të blejnë më mirë se të përzien në politikën e ashpër, me nam të keq të KwaZulu-Natalit.


Veç kësaj Nkandla, është në kontrollin e fortë të Partisë zulu Inkatha (IFP). Megjithëse Zuma është një kapacitet i konsoliduar politik dhe ish-zëvendëspresident i Afrikës së Jugut, qyteti i tij i lindjes voton për konkurrentët e tjerë. Në zgjedhjet e fundit lokale IFP-ja mori 91 për qind të votave.


Por kush është Jacob Zuma? Reporteri lokal i radios shtetërore SABC, Marimothu Subamoney, e ka ndjekur për dekada me radhë zhvillimin politik të Jacob Zumës. Ai e njeh edhe mitin e djalit të varfër fshatar dhe të të burgosurit politik, për të cilin kujdeset qëllimisht Zuma në fushatën zgjedhore.

Idhtar i ANS-së.

Njerëzit krenohen për faktin, që më në fund postin më të lartë të shtetit po e merr një zulu,


"Ai ka pasur një rini të vështirë. E ëma ka qenë shërbyese. Ai nuk ka kurrfarë edukimi fillor, ia ka dalë me vështirësi duke punuar si bari. Më vonë iu bashkangjit luftës së armatosur (kundër aparteidit), u arrestua dhe ka vuajtur dënim për vite të tëra në Robben Island (burgun famëkeq të aparteidit në Afrikën e Jugut, ku kaloi pjesën më të madhe të dënimit 27 vjeçar Nelson Mandela). Atje, ai kreu më vonë maturën, me ndihmën e shokëve të burgut."


Kameleon, demagog, thyes ligji, siç thotë njëra anë, apo njeri popullor aksioni, i cili do të vërë në jetë më në fund sloganin e ANC-së, "një jetë më e mirë për të gjithë"? Një gjë është e qartë, Zuma trashëgon probleme të mëdha: kriminalitet, ksenofobi, korrupsion, deziluzionim nga politika, dhe së shpejti pasojat e krizës financiare, e cila do ta prekë Afrikën e Jugut shumë më rëndë sesa të gjitha vendet e tjera të kontinentit?


Pas dy ditë bisedash largohesh nga Nkandla me mesazhe të përziera. Njerëzit krenohen për faktin, që më në fund postin më të lartë të shtetit po e merr një zulu, megjithëse ai i përket ANC-së së padëshiruar. Por akuzat e fundit për korrupsion, megjithëse të rrëzuara formalisht, vazhdojnë të ngjallin dyshime.

Autor: Ludger Schadomsky / Elert Ajazaj

Redaktoi: Aida Cama

  • Data 22.04.2009
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/Hbnl
  • Data 22.04.2009
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/Hbnl