1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Zoran Jolevski negociator i ri për çështjen e emrit

Fatos Musliu3 Dhjetor 2008

Maqedonia bën thirrje për përshpejtim të anëtarësimit në NATO. Në të kundërtën rrezikohet stabiliteti në rajon, thotë ministri i jashtëm Antonio Miloshoski

https://p.dw.com/p/G8NL
Ministri i jashtëm i Maqedonisë Antonio MilososkiFotografi: AP

Presidenti i Maqedonisë, Branko Cërvenkovski, e ka emëruar Zoran Jolevskin për negociator të ri për emrin. Emërimi i Zoran Jolevskit, i cili është ambasador i Maqedonisë në SHBA për negociator, është bërë me propozim të Qeverisë, pas vendimit të presidentit për shkarkimin e negociatorit të deritanishëm, Nikolla Dimitrov. Me kërkesë të, ambasadorit Jolevski në ekipin e tij do të mbetën edhe Nikolla Dimitrov dhe Martin Protogjer, shef i kabinetit të kryeministrit Nikolla Gruevski.

Bisedimet midis Maqedonisë dhe Greqisë për çështjen e emrit tani më disa muaj janë ngrirë. Rizvan Sulejmani nga instituti për kërkime politike thotë se moszgjidhja e këtij kontesti do të ndikojë negativisht në proceset eurointegruese

“Maqedonia gradualisht po hyn në një fazë të konservimit, meqë pa zgjidhjen e çështjes së emrit ajo faktikisht nuk mund të bëhet pjesë e NATO-s dhe BE-së për një kohë më të gjatë “.

Diplomati Sllobodan Çashule vleröson se lidershipi i vendit aspak nuk ka ndryshuar kursin e eurointegrimeve me bllokimin e zgjidhjes së çështjes së emrit

“Nuk do të thoja se qeveria ka bllokuar proceset me mosgatishmërinö për ndryshimin e emrit. Vetë fakti se Maqedonia do ti qaset këtij problemi me një ekip të ri, dëshmon interesimin se Shkupi është i përkushtuar në zgjidhjen e këtij problemi” thotë Sllobodan Çashule.

Maqedonia izolohet në rajon, vlerëson opozita

Maqedonia e lëshon trenin e fundit për në Bruksel dhe është vendi më i izoluar në rajon, akuzoi opozita. Qeveria, sipas partisë më të madhe opozitare LSDM, është duke bërë hapa të gabuar për emrin dhe nuk dëshiron ta zgjidhë kontestin e emrit kushtetues të Maqedonisë. Maqedonia nga lidere e reformave, po i humb simpatitö e bashkësisë ndërkombëtare, vlerëson opozita.

Maqedonia i ka bërë thirrje NATO-s, që ta përshpejtojö procesin e pranimit të këtij vendi në aleancë, duke tërhequr vërejtjen se shtyrjet e mëtejshme mund të kenë implikime negative për rajonin e Ballkanit. Në një letër dërguar sekretarit të përgjithshëm të NATO-së, JapDe Hop Shefer, ministri i jashtëm, Antonio Miloshoski thotë se anëtarësimi në aleancë është i rëndësisë ekstreme, jo vetëm për të ardhmen e Maqedonisë, por edhe për stabilitetin e përgjithshëm në rajon.