1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Zona e Gërdecit ende e rrezikshme për banorët e atjeshëm

Sipas ekspertëve zona përreth kraterit të shpërthimit ku më 15 mars mbetën të vdekur 26 persona mbetet ende e rrezikshme për banorët. Një sasi materialesh luftarake që nuk janë siguruar sipas standarteve të NATO-s.

default

Pamje nga Gërdeci

Vizita e ambasadorit amerikan në Tiranë, Xhon Uithers (John Withers) në Gërdec bëhet jo vetëm se aty punojnë ekspertet e vendit të tij për pastrimin e zonës, por dhe për të ritreguar interesimin e qeverisë së SHBA, se ajo që ngjau 15 marsin e këtij viti duhet të zbardhet plotësisht nga drejtësia dhe banorëve duhet të jepet mbështetje për kthimin e jetesës në normalitet.

"Është një çështje me mjaft rëndësi për të lëvizur përpara me shpejtësi dhe efikasitet për të rikthyer normalitetin në këtë zonë. Tani pas afër 20 javësh nga shpërthimi mbetet ende një punë voluminoze", vuri në dukje ambasadori amerikan, i cili mori si shembull konkret prezencën e disa paletave me predhat e mbledhura në muajt e fundit, afër vendit të shpërthimit, "një sasi municioni që ende nuk është bërë e mundur të sigurohet dhe asgjesohet sipas standarteve të NATO-s". Bashkëpunimi do të vazhdojë deri sa të plotësohen objektivat premtoi Uithers gjatë vizitës së tij në vendin ku ndodhi më 15 mars tragjedia e Gërdecit, i shoqëruar dhe nga ministri i Mbrojtjes së Shqipërisë, Gazmend Oketa.

Explosion in der Waffenfabrik in Gerdec, Albanien

Mjaft banorë duan t'i kthehen jetës normale

Rrezik nga lëndët helmuese

Sipas ekspertëve zona përreth kraterit të shpërthimit mbetet ende një rrezik potencial për banorët, të cilët kanë vendosur t'i rikthehen rindërtimit të shtëpivë të tyre që morrën goditje serioze nga shpërthimi i municioneve.

Nga Instituti i Shëndetit Publik në Tiranë, pas matjes se kampionëve të treguesve atmosferikë dhe mjedisorë, është deklaruar më herët se nuk ka asnjë rrezik për banorët në një distancë më të largët nga krateri i shpërthimit, por kujdesi duhet të jetë për burimet nëntokësore që shfrytëzohen nga fermerët nëpërmjet puseve, për të cilat duhen bërë më parë analizat e përmbajtësore të ndotjes nga infektimi me lendët helmuese që u çliruan gjatë shpërthimeve.

Autoritetet vendore dhe qëndrore kanë akorduar mbështetje për banorët që kanë pësuar dëmtime në tragjedinë e Gërdecit, duke shpërndarë mjete financiare dhe materiale të siguruara nga buxheti i shtetit, ose në formën e donacioneve vendase e të huaja. Nga shpërthimi i një fabrike demontimi të armëve dhe municioneve luftarake në Gërdec, rreth 20 km larg Tiranës, më 15 mars të këtij viti kanë humbur jetën 26 vetë, ndërkohë që rreth 300 të tjerë mbetëntë lënduar.



  • Data 01.08.2008
  • Autor Arben Muka
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/EoTT
  • Data 01.08.2008
  • Autor Arben Muka
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/EoTT