1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Gjermania

Zollitsch : Me zotin tim unë kapërcej mure

Festimet e 20 vjetorit të rënies së murit filluan sot në mëngjes me një shërbesë ikumenike fetare në Kishën Gethsemane.

Festimet filluan sot në mëngjes me një shërbesë ikumenike fetare në Kishën Gethsemane.

Festimet filluan sot në mëngjes me një shërbesë ikumenike fetare në Kishën Gethsemane.

Me aktivitete të shumta përkujtohet sot në të gjithë Gjermaninë rënia e murit para 20 vjetësh. Festimet e 20 vjetorit të rënies së murit filluan sot në mëngjes me një shërbesë ikumenike fetare në Kishën Gethsemane. Kryetari i konferencës episkopale gjermane Robert Zollitsch u bëri thirrje njerëzve në lindje dhe perëndim për të ngritur ura lidhjeje me njëri-tjetrin. Në meshë morën pjesë edhe presidenti gjerman Horst Këhler, kancelarja Angela Merkel shumë ministra të kabinetit të saj qeveritar, si dhe të ftuar nga mbarë bota.

Helmut Kohl dhe Papa Gjon Pali II dhe Hanelore Kohl, 24 qershor 1986

Helmut Kohl dhe Papa Gjon Pali II dhe Hanelore Kohl, 24 qershor 1986

Kisha protestante në Prenzlauer Berg në verën e vitit 1989 me meshat e protestat e shumta ka qenë qendra e lëvizjes opozitare në Berlinin Lindor. Zollitsch theksoi mirënjohjen e gjermanëve, për bashkimi pa dhunë dhe gjakderdhje dhe përkujtoi angazhimin e papës Gjon Pali II(1978-2005) në bashkimin e Evropës. "Kujtimi i 9 nëntorit 1989 dhe jo më pak kujtimi i ngjarjeve të tmerrshme për natën e pogromit me 9 nëntor 1938 na mësojmë kategorikisht se muret realë apo në kokat dhe zemrat e njerëzve nuk zgjidhin probleme. Përkundrazi, ata krijojnë probleme ata minojnë të ardhmen. Me zotin tim unë kapërcej mure, ky varg i psallmit mbetet aktual, edhe pas rënies së murit të Berlinit. Ngritës potencialë muresh ka kudo, edhe sot. Ata nuk duhet të kenë pushtetin, as në shoqëri, as në kisha. Dhe përveç kësaj vlen të thuhet, vullneti për mirëkuptim dhe për thellimin e unitetit nuk është rrugë me një drejtim. Ne në Lindje dhe në Perëndim e kemi për detyrë, që të vazhdojmë të ndërtojmë urat drejt njëri-tjetrit."

Kryetari i konferencës episkopale gjermane Robert Zollitsch.

Kryetari i konferencës episkopale gjermane Robert Zollitsch.

Pika kulmore e festiviteteve arrihet në mbrëmje me „Festën e lirisë“ në portën e Brandenburgut në Berlin, ku priten qindra mijëra vizitërë nga brenda dhe jashtë vendi, ndër ta Ministrja e Jashtme e SHBA-së Hillary Clinton dhe präsidentët e Rusisë dhe Francës, Dmitrij Medwedjew dhe Nicolas Sarkozy. Pasdite kancelarja Angela Merkel (CDU) së bashku me ish presidentët e Polonisë dhe BS, Lech Walesa und Mihael Gorbacow, si dhe dëshmitarët të tjerë të asaj kohe do të vizitojë ish postobllokun kufitar në rrugën Bornholm. Në këtë pikë kufitare me 9 nëntor 1989 qytetarët e RDGj provuan ligjin e shpallur papritur për kalimin të kufirit për në perëndim. Edhe Merkel kaloi atë ditë nga Berlini Lindor në atë Perëndimor.

Udhëheqësi i atëhershëm i lëvizjes së Solidarnosc Lech Walesa theksoi sot në Berlin rolin e papës Gjon Pali II. në transformimet politike në Evropë. "50 përqind të meritave për rënien e murit të Berlinit dhe përfundimit të epokës së ndarjeve (me rënien e komunizimit në Evropën Lindore) i dedikohen Papës Gjon Pali II. Pa Atin e shenjtë ne nuk do të ishin bashkuar kurrë."

Autor : Angelina Verbica / dpa

Redaktoi : Aida Cama

  • Data 09.11.2009
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/KS3y
  • Data 09.11.2009
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/KS3y