1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Studimi në Gjermani

Zhvillimet në Gazë dhe konflikti për gazin

Dy janë temat që dominojnë shtypin gjerman të së enjtes: Zhvillimet në Gazë dhe problemi i furnizimeve me gaz nga Rusia.

default

Në lidhje me zhvillimet në Rripin e Gazës FAZ shkruan: "Sa më tepër që Izraeli u afrohet qëllimeve të veta ushtarake në Rripin e Gazës, dhe sa më të mëdha bëhen vuajtjet e popullsisë civile palestineze, më urgjente bëhet që qeveria izraelite të sqarojë për vete dhe më tej për opinionin publik qëllimet politike që ndjek me këtë aksion ushtarak. Lejimi i furnizimeve me ndihma humanitare dhe deklaratat se në orë të caktuara të ditës sulmet ajrore do të ndërpriten janë reagime ndaj presionit ndërkombëtar në rritje. Nga ana tjetër në Izrael duket se mungon një koncept i menduar mirë për çështjen se cili do të mund të ndërmjetësonte, me kë do të bisedohet për një armëpushim dhe me çfarë garancish do të jetë i lidhur një armëpushim i tillë."


Gazeta "Pforzheimer Zeitung" trajton problemin e furnizimeve me gaz pas mosmarrëveshjeve ruso-ukrainase: "Jeta jonë është e papërfytyrueshme pa energji dhe në rast se na mungon puna bëhet serioze. Për këtë nuk mund të pranohet që Rusia si pasojë e mosmarrëveshjeve me Ukrainën po u mbyll tani rubinetin e gazit edhe Gjermanisë dhe shume vendeve të tjera evropiane. Kthesa evropiane në fushën e energjitikës për të cilën diskutohet aq shumë duhet të fillojë të çohet më në fund me seriozitet përpara. E nevojshme është nxitja më e madhe e energjive të riciklueshme, për t'u larguar sa më tepër prej varësisë nga Rusia. Një gjë e tillë duhet të bëhet me vendosmëri, në një mendje dhe me forcë. Në këtë luftë për energjinë bëhet fjalë për ta mundur Rusinë me armët e veta dhe për t'i bërë të qartë varësinë e saj."


  • Data 08.01.2009
  • Autor PP
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/GUEz
  • Data 08.01.2009
  • Autor PP
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/GUEz