1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Gjermania

Zhvillimet në Ballkan në fokus të mediave gjermane

Lufta maqedonase e kulturave; dërgimi i forcës operative rezervë ORF në Kosovë dhe OJQ-të në Shqipëri - Rivalitet në vend të kooperimit

Në gazetën Frankfurter Allgemeine Zeitung botohet artikulli me titull "Lufta maqedonase e kulturave. Shtohen tensionet fetare" me autor Michael Martens:

"Arrestimi i 20 të dyshuarve për terrorizëm në Maqedoni hedh një dritë shqetësuese mbi konfliktet etnike dhe fetare, që po thellohen në këtë vend të Ballkanit. Burrat u arrestuan në një bastisje në shkallë të gjërë në disa lagje të Shkupit sipas ministrisë së Brendshme dyshohen të jenë përgjegjës për vrasjen e pesë maqedonasve sllavë në mesin e prillit. [.....] Pa u vënë re jashtë shtetit tensionet në ish-republikën jugosllave, popullsia e së cilës është një e katërta shqiptare, kohët e fundit po shtohen. Kjo konstatohet sidomos në rrethinat e Shkupit, ku u arrestuan terroristët e dyshuar. Janë vërejtur përpjekje të islamistëve, për të radikalizuar romët muslimanë, që jetojnë aty. Në pjesën e vjetër të qytetit të Shkupit, të dominuar nga shqiptarët, ku jetojnë edhe turq dhe muslimanë boshnjakë, ndodhen dy xhami, që janë marrë nga predikuesit radikalë. Që premtimi, se Maqedonia do të jetë anëtare e BE-së, është spostuar për një të ardhme të largët dhe sundus është stanjacioni, ua bën më të lehtë predikuesve të urrejtjes, të gjejnë jehonë. Por dhunë ka edhe nga ana tjetër. Në shkurt një polic sllav maqedonas vrau dy të rinj shqiptarë."

"Vazhdimisht në mision" e titullon Süddeutsche Zeitung artikullin për dërgimin e forcës operative rezervë ORF në Kosovë.

Peter Blechschmidt ndër të tjera shkruan: "... Në lidhje me zgjedhjet e ardhshme NATO dhe BE druhen nga përkeqësimi i sërishëm i gjendjes së sigurisë. Sipas një raporti sekret të qeverisë gjermane dhënë parlamentit, që nga fillimi i prillit ka gjithnjë e më shumë dëmtime materiale dhe plagosje fizike kundër serbëve të Kosovës dhe institucioneve të tyre në Kosovë. Nga shpërthimi i eksplozivit në Mitrovicë u vra më 8 prill një shqiptar nga Kosova. Edhe një sërë arrestimesh nga të dy dyja palët janë tregues për gjendjen e tensionuar. Prandaj NATO vendosi të dërgojë sërish në Kosovë rezervën operative të sapotërhequr. Që nga 1 maji 500 ushtarë gjermanë dhe 150 austriakë, që sapo ishin kthyer në vendlindje, janë përsëri në mision. I ngarkuari për mbrojtjen në parlamentn Hellmut Kënigshaus e kritikoi këtë vendim. Ai i shkroi komisionit të mbrojtjes fundin e javës së shkuar: se e konsideron ngarkesën për një pjesë të batalionit ORF si "tepër të lartë". "Një pjesë e madhe e ushtarëve janë për herë të tretë brenda një viti e gjysëm në mision ushtarak. Nga Ministria e Mbrojtjes u tha se kjo prek 50 deri 60 ushtarë. të gjithë e kanë pranuar vullnetarisht misionin e ri. Kthimi i ORF-së ka qenë i pashmangshëm për shkak të situatës, por kryhet në kuadrin e gatishmërisë operacionale prej një gjysëm viti."

Rivalitet në vend të kooperimit - shkruan Elena Panagiotidis në artikullin "Aktivistët e shoqërisë civile luftojnë kundër apatisë së përhapur në popullsi dhe korrupsionit në politikë", bptuar në gazetën Neue Züricher Zeitung:

"Me 1600 organizata jofitimprurëse shoqëria civile në Shqipëri është në numër mjaft e zhvilluar. Por nuk ka rrugë institucionale, që këto oranizata të ndikojnë në politikë. Këtë e konstaton një shkresë e Europian Policy center në Bruksel në muajin mars. Sipas saj shumë qytatarë nuk dinë gati asgjë për të drejtat e tyre. Shumica e instituteve, janë përveç kësaj, të varura nga nga donatorët e huaj, pjesën më të madhe e financon BE me 4,5 milionë euro në periudhën 2010/2011. Por sipas raportit për shkak të procedurës së burokratizuar shumë pak organizata janë në gjendje, që të aplikojnë për subvencionim nga BE-ja. Kështu ndikimi i aktorëve jo shtetërorë në procesin politik në Shqipëri mbetet i dobët. Autorët i këshillojnë politikanët që të krijojnë një mjedis (ligjor dhe financiar), në të cilin të mund të veprojë shoqëria civile. Vetëm kështu mund të krijohet një demokraci e vërtetë dhe e efektshme. Përveç kësaj grupet e OJQ-ve rivalizojnë për para për projekte afatshkurtra, në vend që t'i kushtojnë vemendje kooperimit dhe të ngrenë një ekspertizë të qëndrueshme."

  • Data 03.05.2012
  • Autor Angjelina Verbica
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/14ouz
  • Data 03.05.2012
  • Autor Angjelina Verbica
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/14ouz