1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Zhvillimet mbi Sirinë në fokus të debateve në OKB

Asambleja e Përgjithshme e OKB diskuton mbi gjendjen në Siri. Lakhdar Brahimi raportoi para Këshillit të Sigurimit mbi hapat e deritanishëm. Westerwelle akuzon Rusinë dhe Kinën për bllokimin e rezolutës.

Këshilli i Sigurmit i OKB-s është shprehur i vendosur në përpjekjet e tij për një zgjidhje të luftës civile të përgjakshme në Siri. I dërguari i ri i posaçëm i OKB dhe Ligës Arabe, Lakhdar Brahimi pranoi se ende nuk ka një kocept për zgjidhjen e konfliktit. Gjatë vizitës së tj të parë në Këshillin e Sigurimit diplomati algjerian bëri një paraqitje të gjendjes aktuale në Siri.

Dhuna e përgjakshme dhe abuzimet janë në rend të ditës në këtë vend. Kriza sipas tij është një kërcënim për gjithë rajonin dhe po ashtu për paqen në botë. "Unë mendoj se situata në Siri është jashtëzakonisht e rëndë dhe po përkeqësohet edhe më tej", theksoi në fjalën e tij Brahimi.

Westerwelle kritikon qendrimin e Rusisë dhe Kinës

Edhe ministri i jashtëm gjerman Guido Westerwelle foli pas një takimi me Brahimin për një "situatë të frustruar" në Siri. Nuk do të ketë një zgjidhje të shpejtë, tha ministri gjerman duke pasur parasysh bllokadën që Rusia dhe Kina bëjnë në Këshillin e Sigurimit për miratimin e rezolutës kundër regjimit të Baschar al Assad-it.

Ministri i jashtëm gjerman Guido Westerwelle

Ministri i jashtëm gjerman Guido Westerwelle

Westerwelle dënoi bllokimin e veprimeve të Këshillit të Sigurimit lidhur me konfliktin në Siri. Përçarjet mes anëtarëve të forumit më të lartë të Kombeve të Bashkuara ka zgjatur vuajtjet e popullsisë në vendin arab", pati deklaruar më parë ministri gjerman në seancën e Këshillit të Sigurimit për Sirinë në Nju Jork. Gjermania ka këtë muaj kryesinë e radhës në këtë Këshill.

Këtë të martë nisin debatet e përgjithshme në Asamblenë e Përgjithshme të OKB ku do të diskutohet për të ardhmen e Sirisë. Sipas Sekretarit të përgjithshëm të OKB-s, Ban Ki Moon, Siria do të jetë në fokus. Edhe presidenti i SHBA-së Barack Obama do t'i drejtohet Asamblesë së Përgjitshme. Pritet që në fjalën e tij ai të ndalet në zhvillimet më të fundit në botën arabe, pas publikimit të videos anti-islamike dhe zhvillimeve në Siri. Më shumë se 120 udhëheqës botërorë që marrin pjesë në këtë sesion të Asamblesë, do të debatojnë mbi krizat aktuale në botë, zhvillimet ekonomike në Europë si dhe mbi çështjen e palestinezëve apo programin atomik të Iranit.

Në Siri vazhdojnë luftimet

Ndërkohë në gjithë rajonin në veri të Sirisë pranë kufirit me Turqinë sipas vëzhgimeve të reporterëve të agjencisë së lajmeve AFP, qeveria në Damask nuk ka më asnjë kontroll. Tashmë ushtria siriane e lirë opozitare kontrollon këtë zonë, që sipas të dhënave të veta zgjat qindra kilometra. Zyra e vëzhgimit të opozitës siriane për të drejtat e njeriut në Londër deklaroi se rreth 80 për qind të qyteteve dhe fshatrave në kufirin me Turqinë nuk kontrollohen më nga qeveria Damask.

Gjatë luftimeve të ashpra ditën e hënë duhet të kenë humbur jetën më shumë se 70 njerëz, njofton kjo zyrë. Nga sulmet ajrore në Damask, Alepo dhe në provincën Homs dhe Daraa ka pasur të paktën 24 të vdekur.

  • Data 25.09.2012
  • Autor Mimoza Cika-Kelmendi (me dpa, reuters)
  • Fjalët kyç Siria, OKB, KS, Brahimi
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/16Dgg
  • Data 25.09.2012
  • Autor Mimoza Cika-Kelmendi (me dpa, reuters)
  • Fjalët kyç Siria, OKB, KS, Brahimi
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/16Dgg