1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

Zhvendosje politike djathtas në Austri

Humbje historike për Partinë Socialdemokrate dhe atë Popullore

default

Jërg Haider (majtas) dhe partia e tij populiste e djathtë BZÖ përfituan nga zgjedhjet

Austria zgjodhi dje një parlament të ri. Zgjedhësit kryen një zhvendosje të qartë qëndrimi në të djathtë dhe e ndëshkuan rëndë koalicionin e deritanishëm qeverisës kuqezi.


Demoskopët patën të drejtë me Vjenën: koalicioni i madh u ndëshkua në zgjedhjet për kuvendin kombëtar dhe dy partitë populiste të djathta të opozitër përfituan shumë prej kësaj. Prandaj edhe udhëheqësit e tyre, si për shembull Jërg (Јörg) Haider, i cili morri jo pak por 11 për qind me Aleancën e tij për të Ardhmen e Austrisë dhe pothuajse e trefishoi përqindjen e votave, u paraqitën plot vetëbesim.


"Koalicioni i madh ka marrë fund. Duhet të ketë një variant të ri. Do të përpiqemi të formojmë një qeveri të qëndrueshme dhe të mirë për austriakët dhe sigurisht të paktën aq të orientuar nga gjetja e zgjidhjeve sa qeveria e vjetër.


Edhe më mirë doli Partia Liberale e ish-nxënësit politik të Haiderit Heinz-Christian Strache (Hajnc Kristian Shtrahe). Me 18 për qind FPÖ-ja është në të ardhmen forca e tretë në kuvendin kombëtar.


"Ne jemi fituesi zgjedhor i kësaj mbrëmjeje dhe gëzohemi që politika e deritanishme e Partisë Socialdemokrate dhe asaj Popullore jo vetëm u ndëshkuan, por u refuzua me votë. Të dyja partitë kanë pasur rezultatin më të dobët në historinë e tyre, prandaj këto dy parti duhet të reflektojnë dhe t'i japin fund përjashtimit jodemokratik të liberalëve."


Por pikërisht këtë gjë nuk do ta bëjë fituesi i vërtetë i zgjedhjeve, kandidati i socialdemokratëve Werner Faymann (Verner Fajman). Me 29,7 për qind SPÖ-ja u bë forca më e fuqishme politike. Faymann do të ngarkohet me detyrën e formimit të qeverisë. Edhe pas përvojës së keqe së fundi në koalicionin e madh, partneri i tij i parapëlqyer mbetet Partia Popullore konservatore, pra një variant i ri kuqezi.


"I përmbahem jo-së kundrejt Aleancës për të Ardhmen e Austrisë dhe liberalëve, por kam thënë gjithmonë se dua një qeveri të qëndrueshme për t'iu treguar qytetarëve se kur do të arrish diçka, atëherë për këtë është e mirë një bazë e gjerë. Fakti që ne socialdemokratët dhe Partia Popullore humbëm në përgjithësi vota tregon se sa e gabuar ishte grindja dhe sa e duhur është puna."


Kandidati i Partisë Popullore Wilhelm Molterer (Vilhelm), i cili e prishi bashkëpunimin me socialdemokratët, do të duhet të përgjigjet tani para organeve të partisë për rënien nga 34 në 25 për qind. Që tani ka kërkesa për dorëheqje në adresë të Moltererit.

  • Data 29.09.2008
  • Autor Jërg Pas
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/FQls
  • Data 29.09.2008
  • Autor Jërg Pas
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/FQls