1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Zhgënjim nga Konferenca Botërore e Klimës

Mbrojtja e klimës duhet të bëhet pjesë e politikës ditore dhe e ekonomisë si në vendet e industrializuara dhe ato në zhvillim, komenton ekspertja e DW për klimën Irene Quaile-Kersken.

default

Edhe tani së fundi tajfuni Haiyan në Filipine tregoi se ç'mund të ndodhë nga ndryshimi i klimës në të ardhmen. Raporti i fundit i Këshillit për Klimën është një dëshmi mbresëlënëse se sa e nevojshme është për të reaguar shpejt dhe në mënyrë efektive ndaj ndryshimit të klimës. Përndryshe ky ndryshim do të çojë shpesh në zhvillime ekstreme të motit, në thatësira dhe përmbytje, dhe niveli i detit do të vazhdojë të rritet. Banka Botërore, OKB-ja, të gjithë u ranë në konferencën e klimës të OKB-së këmbanave të alarmit: Deri në vitin 2050, emetimet e CO2 duhet të reduktohet me të paktën 85 për qind për të kufizuar rritjen e temperaturës globale me dy gradë Celsius. Sipas vlerësimeve të Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë për këtë duhet që 80 për qind e lëndëve djegëse fosile të mbeten në tokë.

Irene Quaile-Kersken

Irene Quaile-Kersken

Mëkatarët e klimës mirëpritës të takimit

Por takimi në Poloni filloi të merrte që në fillim në një drejtim tjetër. Sponsorë të konferencës për klimën ishin sipërmarrjen e energjive me lëndë fosile dhe konsumatorë të mëdhej të energjisë nga industria e çelikut dhe e automobilave. Vendi organizator i konferencës, Polonia, është dhe mbetet një vend ku prodhohet dhe përdoret shumë qymyr. Varshava deri tani e ka frenuar BE-në në qëllimet që i ka vënë vetes në lidhje me klimën. Fakti që pikërisht në kohën kur në Varshavë zhvillohej konferenca për klimën, aty zhvillohejej edhe një samit për qymyrgurin ishte gati cinik - por dhe demonstrativ. Me shkarkimin e ministrit të Mjedisit dhe kryetarit për klimën gjatë konferencës, qeveria polake shfaqi edhe një mungesë tjetër respekti për evenimentin.

Politika për klimën

Por, dështimi i konferencës nuk është vetëm faji i Polonisë. Emetimet globale të CO2 po rriten. Dhe delegatët e ardhur nga shumë vende nuk kishin shumë ide ose plane për të ndryshuar ndonjë gjë në këtë mes. Objektivat për pakësimin e emisioneve janë shumë pak të detyrueshme dhe ka shumë pak vullnet për të miratuar një mekanizëm të mirëfilltë kompensimi për vendet në zhvillim. Vendet më të varfra, të cilave tashmë u duhet të luftojnë me thatësira dhe përmbytjet, u kthyen në shtëpi të zhgënjyera dhe frustruara.

Edhe BE nuk ka nisma ambicioze për klimën. Gjermania e cila konsiderohej prej vitesh si pararojë, po e frenon edhe vetë kthesën në fushën e energjisë. Edhe Japonia, Kanadaja dhe Australia u tërhoqën nga objektivat. Edhe Kina dhe SHBA megjithë disa përparime nuk kanë bërë ndryshime themelore.

Një marrëveshje e re për klimën ende shumë larg

Në vitin 2015 pritet të arrihet një marrëveshje e re ndërkombëtare për klimën, e cila do të hyjë në jetë në vitin 2020. Shtyrjet e vazhdueshme bëjnë që të pakësohen shanset për arritjen e objektivave, sepse me çdo vit që shkon dhe që emetimet e CO2 nuk reduktohen, ulen edhe shaset për mosrritjen e nivelit të rritjes së temperaturës globale maksimalisht me dy gradë Celsiuse. Dokumentet e miratuara ne fund të konferencës qenë tepër të përgjithshme dhe nuk përmbajnë një afat të përcaktuar kohor për arritjen e qëllimeve.

Konferenca Botërore e Klimës tregoi edhe një herë paaftësinë e saj për ta mbrojtur botën nga një ndryshim i shpejtë dhe i rrezikshëm i klimës. Po ka edhe zhvillime dhe shenja shpresësdhënëse. P.sh. Kina edhe pse nuk i pranon zotimet ndërkombëtare, ajo po ndërmerr disa hapa në fushën e energjisë që nuk dëmtojnë klimën.

Mbrotja e klimës duhet të bëhet pjesë e politikës ditore dhe e ekonomisë si në vendet e industrializuara dhe ato në zhvillim. Politikanët duhet të jenë të gatshëm të heqin dorë nga përfitimet afatshkurtra në favor të një perspektive afat-gjatë për të garantuar të ardhmen e brezave të ardhshëm nëpërmjet menaxhimit të qëndrueshëm. Kjo do të thotë duke hequr dorë nga nafta dhe qymyri, duke zgjeruar shpejt energjitë e rinovueshme dhe duke siguruar mjetet e nevojshme që vendet në zhvillim të mund të mbrohen nga dëmet e mëtejshme të shkaktuara nga ndryshimet klimatike.