1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Zgjidhje prej të cilës përfitojnë të gjithë

Pavarësia është mundësia e vetme për zgjidhjen e çështjes së Kosovës. Por shumë pyetje mbeten ende të hapura. Çfarë do të sjellë me vete pavarësia? Çfarë roli do të luajë Bashkimi Europian?

default

Për këto çështje diskutuan në një forum në Berlin përfaqësues të politikës dhe organizatave joqeveritare. Të gjithë pjesëmarrësit e takimit janë të të njëjtit mendim se pas dështimit të bisedimeve i vetmi obsion mbetet pavarësia e Kosovës.

Serbët nuk do të marrin armët

"Pavarësia do të vijë," thotë Marie Luise Beck, deputete e të Gjelbërve, anëtare e Komisionit të politikës së jashtme. Ajo mendon se pavarësia do të vijë andej nga muaji maj i viti të ardhshëm. Ajo sapo është kthyer nga Prishtina dhe Beogradi dhe mendon se:"Me të gjithë qe folëm morrëm vlerësimet se "gjendja është e qetë! Ne e dimë se edhe pala serbe nuk do të radikalozohet. Presidenti Tadiç tha se nëse kosova do të shpallë pavarësinë atëherë ai do të ngrejë padi në gjykatën ndërkombëtare. Ky është hap i drejtë dhe legjitim, sepse e drejta ndërkombëtare duhet të respektohet. E rëndësishme është që serbët nuk do të marrin armët".

Zgjidhje me të cilën përfitojnë të gjithë


Ambasadori Werner Wnendt, ish drejtues i OSBE në Prishtinë mendon se ka zgjidhje nga të cilat mund të përfitojnë të gjithë: "Eshtë e vështirë që të gjendet një zgjidhje, sepse mungon besimi dhe gjithnjë mendohet se nëse gjendet një zgjidhje, nga ajo do të përfitojë vetëm njera palë dhe pala tjetër do të humbasë automatikisht. Ky princip nuk vlen në bashkëpunimin evropian. Ne kemi mësuar në BE se ka zgjidhje nga të cilat përfitojnë të gjithë. Dhe kjo është përgjegjësia e BE-së për këtë rajon".

Qetësi që mund të prishet

Vjollca Hajdari, gazetare në Berlin flet çdo ditë me Kosovën. Nga njëra anë thuhet se gjendja atje është stabile, por nga ana tjetër ekziston dhe frika se kjo gjendje mund të ndryshojë. "Pra ka dy rryma, njëra që përpiqet të qetësojë gjendjen dhe të thotë që nuk do të ndodhë gjë, njerëzit nuk duhet të kenë frikë. Dhe rryma tjetër, që thotë se qetësia mund të prishet.", thotë ajo.

Serbët nuk presin shumë

Jelena Djokovic, studion shkenca politike në Berlin dhe mendon se në Kosovë ka shumë tensione që lidhen me aktualitetin. "Kam folur me miqtë e mi në Kosovë dhe gjendja është e qetë, me prani të madhe të KFOR-it dhe të gazetarëve te huaj." Ajo mendon se serbët nuk kanë besim tek ndërkombëtarët dhe nuk presin shumë prej tyre.

  • Data 17.12.2007
  • Autor Aida Cama
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/Ccpc
  • Data 17.12.2007
  • Autor Aida Cama
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/Ccpc