1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

"Zgjidhja ushtarake nuk është rrugëdalja e vetme" - përfundoi në Londër konferenca ndërkombëtare për Afganistanin

29 Janar 2010

Konferenca ndërkombëtare e Londrës për Afganistanin filloi të enjten me një apel urgjent të kryeministrit britanik Brown. Më shumë angazhim dhe bashkëpunim për paqen në Afganistan kërkoi ai para 60 shteteve pjesëmarrëse

https://p.dw.com/p/LjyQ
Fotografi simbolike - Konferenca e Londrës për Afganistanin
Fotografi simbolike - Konferenca e Londrës për AfganistaninFotografi: AP

Kryeministri britanik dhe nikoqiri i konferencës, Gordon Brown kujtoi në fillim të fjalimit të tij rëndësinë që ka misioni ndërkombëtar në Afganistan.

Kryeministri britanik, Gordon Brown
Kryeministri britanik, Gordon BrownFotografi: AP

“Të gjitha shtetet, të cilat janë të përfaqësuara këtu e dijnë rëndësinë që ka misioni i Afganistanit për sigurinë e tyre kombëtare, për sigurinë e këtij rajoni të rëndësishëm dhe për sigurinë në mbarë botën".

Brown kërkoi nga të gjitha shtetet që të shtojnë angazhimin dhe ndihmat e tyre civile dhe ushtarake për Afganistanin. Me këtë rast ai lavdëroi gatishmërinë e Berlinit për shtimin e angazhimit në Afganistan.

"38 shtete kanë premtuar që të shtojnë ndihmat e tyre për Afganistanin. Përveç kësaj unë përshndes premtimin e kancelares Agela Merkel për shtimin e numrit të ushtarëve gjerman në 5.000 dhe dërgimin e 50 përqind më shumë trajnuesve në Afganistan".

Londër, 28 janar 2010
Londër, 28 janar 2010Fotografi: AP

Brown e cilësoi konferencën e Londrës për Afganistanin si një fillim të kalimit gradual të përgjegjësisë ushtarake tek qeveria afgane. Megjithatë ky proces kërkon kohë dhe duhet të ndiqet me kujdes. Por kjo është e pashmangshme për tërheqjen e mëvonshme të trupave ndërkombëtare, theksoi Brown.

Ndërkaq Ministri i Jashtëm gjerman Guido Westerwelle u angazhua për një program riintegrimi për pasuesit e lodhur nga lufta të talebanëve. Këtyre luftëtarëve duhet t'iu sigurohet një urë për të kaluar në jetën civile.

Shefi i diplomacisë gjermane, Guido Westerwelle
Shefi i diplomacisë gjermane, Guido WesterwelleFotografi: AP

"... dhe unë nuk pretendojë që ky koncept është i garantuar që të jetë i suksesshëm. Vetëm se të vazhdohet kështu si deri më tani me siguri që nuk do të ketë sukses", tha Westerwelle.

Edhe Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara Ban Ki Moon i tërhoqi vërejtjen shteteve të angazhuara në Afganistan që mos të mbështeten vetëm në zgjidhjet ushtarake.

"Koordinimi i ndihmave për Afganistanin është përgjegjësia e përbashkët e të gjithë pjesëmarrësve. Vendet donatore duhet të bashkëpunojnë në forcimin e institucioneve afgane. Në këtë mes vendimtare duhet të jenë prioritetet e afganëve."

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki Moon
Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki MoonFotografi: AP

Ban Ki Moon theksoi gjithashtu se pa përpjekje të përbashkëta si në rrafshin rajonal ashtu dhe në atë ndërkombëtar nuk mund të zgjidhet konflikti në Afganistan. Ky vlerësim i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së aprovohet nga shumë ekspertë. Ndërkaq shumë pjesëmarrës në konferencë kanë shprehur keqardhjen e tyre që Irani, një vend i rëndësishëm në rajon, anuloi pjesëmarrjen e tij në konferencë. Teheran kritikoi më parë se roli i fqinjëve nuk është marrë seriozisht në konsideratë në kuadër të zgjidhjes së konfliktit të Afganistanit.

Ndërkaq Presidenti afgan Hamid Karzai theksoi se bashkëpunimi i ngushtë rajonal është detyrë shumë e rëndësishme e qeverisë së tij:

"Në dy tri vitet e ardhshme trupat tona afgane do të marrin përsipër më shumë përgjegjësi. Atëherë trupat ndërkombëtare mund të tërhiqen nga rajonet ku ne do të përkujdesemi për sigurinë. Bashkësia ndërkombëtare mund të përqëndrojë ndihmat e saj në rindërtimin civil të vendit. Ne duam që pas pesë vitesh të mund të përkujdesemi për sigurinë në mbarë vendin".

Presidenti afgan, Hamid Karzai në Londër
Presidenti afgan, Hamid Karzai në LondërFotografi: AP

Konferenca ndërkombëtare për Afganistanin përfundoi në Londër me premtimin e pjesëmarrsve për të kontribuar me më shumë se 140 milionë dollarë në një fond të ngritur për riintegrimin e militantëve talebanë në shoqërinë afgane. Kryeministri britanik Gordon Brown tha se fondi i ri do të financojë programe të ripajtimit dhe do të japë alternativa ekonomike për ata që nuk kanë asnjë mundësi.

Autor: Ratbil Shamel / Esat Ahmeti

Redaktoi: Vilma Filaj-Ballvora


Kaloje seksionin tjetër Zbulo më shumë