1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Zgjidhen 5 anëtarët e rinj të Këshillit të Sigurimit të OKB-së

Japonia, Turqia, Austria, Meksika dhe Uganda do të jenë pjesë e KS për vitin 2009 dhe 2010.

default

Këshilli i Sigurimit

Pas një votimi të mbajtur dje, delegatët e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara zgjodhën si anëtarë të rinj, Japoninë, Turqinë, Austrinë, Meksikën dhe Ugandën, që do të jenë anëtarë të KS për dy vite, 2009 2010. Pas shpalljes së anëtarëve të rinj nga presidenti i Asamblesë së Përgjithshme, Miguel d'Escoto, ministri i jashtëm turk, Ali Babacan u shpreh tepër i kënaqur: "Sot është një ditë e veçantë. Jemi shumë të lumtur që mjaft vende të komunitetit ndërkombëtar i dhanë një mbështetje të fuqishme Turqisë për t'u bërë anëtare e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara."

Edhe ministrja e jashtme e Austrisë, Ursula Plassnik u shpreh e gëzuar: "Jam mirënjohëse për votën e mirëbesimit dhënë Austrisë nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara. Për mua kjo është shprehej e respektit dhe vlerësim për prioritetin tradicional të politikës së jashtme të Austrisë."

Irani dhe Islanda u mundën në votim nga Asambleja e përbërë nga 192 vende, pasi nuk mundën të merrnin votat e nevojshme. Islanda nuk arriti të merrte votat e nevojshme, megjithë premtimet e marra, u shpreh e zhgënjyer ministrja e jashtme e këtij vendi, Ingibjorg Solrun Gisladotir .

Nga ana e tij, Yukio Takasu, i dërguar japonez në OKB u shpreh: "Japonia është shumë e kënaqur për mbështetjen impresionuese që na dhanë shtetet anëtare për t'i shërbyer Këshillit të Sigurimit për dy vitet e ardhshme."

Irani gjithashtu kandidat nuk e mori mbështetjen e Asamblesë së përgjithshme të OKB-sëpër shkak të politikës së tij atomike, ai mori vetëm 32 vota përballë Japonisë konkuruese me 158 vota.

Këshilli i Sigurimit ka një rol shumë themelor në marrjen e vendimeve të Asamblesë. Sipas studimeve të bëra, vendet që janë pjesë e këshillit kanë favorizime të ndryshme. Më 31 dhjetor vendet e reja, të sapozgjedhura do të zënë vendet që do të lihen bosh, nga largimi i Belgjikës, Indonezisë, Italisë, Panamasë dhe Afriksës së Jugut.





  • Data 18.10.2008
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/FcaR
  • Data 18.10.2008
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/FcaR