1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Gjermania - Tregu i punës

Zgjerohet greva në Francë

Grevat në Francë janë zgjeruar në mënyrë masive. Në shenjë proteste kundër reformave të presidentit Nikolas Sarkozy edhe një pjesë e madhe e mësuesve, e personelit të spitaleve dhe punënjës të postës dhe Air Francë ndërprenë punën. Punonjësit e hekurudhave kanë lënë punën në ditën e tyre të shtatë. Qeveria nuk ka bërë lëshime. Bisedimet e parashikuara për të mërkurën mund të fillojnë, nqs duken hapat për dhënien fund të bllokadës, tha zëdhënësi i Sarkozy. Punonjësit e hekurudhave luftojnë për ruajtjen e privilegjeve të pensioneve, shkurtimin e të cilave e ka bërë të ditur Sarkozy. Punonjësit bëjnë grevë kundër shkurtimit të rreth 23 000 vendeve të punës në shërbimet publike në vitin që vjen dhe kerkojnë rroga më të larta. Për pasdite është planifikuar një demonstratë masive në Paris.

  • Data 20.11.2007
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/CPdy
  • Data 20.11.2007
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/CPdy