1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

Zgjerim me çdo çmim? - Dyshime për pranimin e Serbisë, shance të mira për Kroacinë

Javën e ardhshme (9.12.) do të vendoset nëse Serbia do të marrë zyrtarisht statusin e vendit kandidat për anëtarësim në BE. Por Gjermania kërcënon me një "Jo" nëse Serbia dhe Kosova nuk bisedojnë me njëra-tjetrën.

Këtë të enjte (1.12.) ministrat e Jashtëm të BE-së diskutojnë mbi situatën në Ballkanin

Këtë të enjte (1.12.) ministrat e Jashtëm të BE-së diskutojnë mbi situatën në Ballkanin

Pas incidenteve të fundit të rënda në veri të Kosovës, ku në përleshje me serbëve dhe forcave të Kfor-it u plagosën ushtarë gjermanë dhe austriakë, nga qarqet diplomatike u tha se kryetarët e shteteve dhe qeverive të BE-së nuk do t'i japin Serbisë statusin e vendit kandidat, siç ishte planifikuar.

Ministri i Jashtëm gjerman Guido Westerwelle sheh në sulmet e demonstruesve serbë në veri të Kosovës ndaj ushtarëve të Kfor-it, një rrezik për dëshirën e Serbisë për t'u bërë kandidat anëtarësimi në BE. "E them hapur se nëse Serbia nuk pranon integritetin territorial të Kosovës, ky do të jetë një kriter në vendimet tona gjermane", tha Westerwelle të mërkurën (30.11.) në mbrëmje në Bruksel, në kuadër të një takimi të ministrave të Jashtëm të BE-së. "Incidentet që kemi parë në veri të Kosovës, me siguri do të jenë pjesë e konsultimeve dhe nuk e bëjnë aspak më të lehtë perspektivën evropiane të Serbisë, të cilën unë e mbështes. Sulmet ndaj Kfor-it janë "një situatë shumë serioze (...)", deklaroi më tej ministri i Jashtëm gjerman Guido Westerwelle.

Kroacia ka shance të mira për tu pranuar në BE

Kroacia ka shance të mira për tu pranuar në BE

Për këtë arsye qeveria gjermane është në bisedime me Serbinë.

Në bisedimet diplomatike në Bruksel, Serbia duhet të deklarojë se është e gatshme të zhvillojë një dialog me qeverinë në Prishtinë. Por duket se edhe kjo është e largët.

Më i afërt duket anëtarësimi për Kroacinë. Këtë të enjte (01.12.) Parlamenti Evropian do të votojë për anëtarësimin e saj në BE, dhe pritet që të japë miratimin. Komisioni është i bindur se Kroacia i përmbush të gjitha kriteret për anëtarësim. Komisioneri për zgjerimin, Stefan Füle: "Ekonomia është gati të bëhet pjesë e një tregu të përbashkët dhe është madje në gjendje të përballojë krizën financiare. Por më e rëndësishmja është që në Kroaci respektohen parimet dhe të drejtat themelore demokratike. Edhe drejtësia po forcohet me anë të një sërë reformash."

Por në Parlamentin Evropian gjithnjë e më shumë deputetë shprehin dyshime nëse Kroacia është vërtet një nxënëse shembullore. Në 4 dhjetor në Kroaci mbahen zgjedhje. Fushata elektorale është karakterizuar nga elementë të fortë nacionalistë. Ish kriminelë lufte brohoriten si heronj kombëtarë.

Serbia duhet të zhvillojë dialog me Prishtinën

Serbia duhet të zhvillojë dialog me Prishtinën

Situata e buxhetit është katastrofale. Për obligacionet shtetërore Kroacisë i duhet të paguajë rreth 8 për qind interes.

Por me gjithë dyshimet, pas miratimit të pritshëm nga Parlamenti Evropian, në 9 dhjetor në samitin e kryetarëve të shteteve dhe qeverive të BE-së do të nënshkruhet marrëveshja e anëtarësimit. Prej 1 korrikut 2013 Kroacia do të ishte atëherë anëtarja e 28 e BE-së.

Autor: Christian Prößl / E. Xhani

Redaktoi:Aida Cama