1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Zgjedhjet shkaktojnë tërmet politik në Serbi

Partia e Progresit (SNS) fiton shumicë absolute në parlamentin serb.

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Serbi kanë sjellë ndryshime të forta në mjedisin politik të vendit. Partia e Progresit (SNS) e drejtuar nga Aleksandar Vucic ka fituar sipas përllogaritjeve të grupit për hulumtime elektorale CESID në Beograd rreth 50 për qind të votave dhe në këtë mënyrë edhe një shumicë absolute.

"Ky është rezultati më i mirë në historinë e Parlamentit," tha 44-vjeçari Vucic në mbrëmje në Beograd duke komentuar përfundimin e zgjedhjeve. Megjithëse partia e tij do të ketë në parlament 157 nga 250 deputetë që ka gjithësej parlamenti serb, ne do të bisedojmë me të gjitha forcat e tjera politike në vend për bashkëpunim, tha Vucic.

Aleksandar Vucic

Aleksandar Vucic

Në vendin e dytë renditen socialistët e kryeministrit Ivica Dacic. Partia Socialiste SPS arriti ta përmirësonte rezultatin e para dy viteve me 14 për qind të votave duke pasur në parlamentin e ardhëshëm 45 deputetë ( deri tani 44 ).

Evropa, korrupsioni, papunësia

"Serbia do të vazhdojë në rrugën e saj drejt Evropës," tha Vucic duke përshkruar pas fitores programin e qeverisë së re.

Në qendër të punës së tij do të jetë edhe lufta kundër korrupsionit që është i përhapur kudo në vend, tha Vucic. Përveç kësaj ai synon krijimin e vendeve të punës, sepse përqindja zyrtare e papunësisë në Serbi është rreth 27 për qind.

Humbje për Partinë Demokratike

Rënie ka pësuar pas mosmarrëveshjeve dhe përplasjeve të brendshme Partia Demokratike (DS), e cila ka qenë deri tani partia e dytë më e fortë në vend.

Sipas përllogaritjeve paraprake ajo ka fituar vetëm rreth gjashtë për qind të votave , ndërkohë që dy vjet më parë kishte fituar deri në 25 për qind të tyre.

Të gjitha partitë e tjera janë në pritje të rezultateve përfundimtare për të parë nëse e kaluar pragun e pesë përqindshit.