1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

311011 Wahlen Kirgistan

31 Tetor 2011

Kryeministri pro-rus, Almasbek Atambajew deklaroi, se i ka fituar zgjedhjet presidenciale në Kirgizi. Sipas të dhënave të Komisionit të gjedhjeve, ai ka marrë 63% të votave. Kandidatët e tjerë akuzojnë për parregullsi

https://p.dw.com/p/132FA
Almasbek AtambajewFotografi: picture-alliance/dpa

Në orën 2.55 erdhi momenti. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njoftoi, se kryeministri Atambajew ka marrë shumicën e mjaftueshme për zgjedhje direkte, me 50 përqind plus një votë.

Ndërkohë, pas numërimit të gati të gjitha votave, Atambajew kryeson me mbi 63 përqind. Në këtë mënyrë ai ka përparësi kundrejt kandidatëve të tjerë që vijnë nga Jugu i vendit. Taschijew dhe Madumarow, morën sipas rezultateve paraprake mbi 14 përqind.

Taschijew, i cili bën pjesë në partinë bashkëqeverisëse Ata-Schurt, deklaroi gjatë natës, se nuk do t' i njohë rezultatet. Ai foli për shkelje masive të të drejtës së zgjedhjes.

Kirgisistan Präsidentenwahl
Presidentja e Kirgistanit, Roza Otunbayeva duke votuar në Bishkek, 30.10.2011Fotografi: dapd

Organet qendrore të zgjedhjeve konfirmuan se ka pasur përpjekje për të hedhur më shumë vota në kutitë e votimit. Ka pasur arrestime personash. Në shumë qendra votimi ka pasur ankesa për mungesën e listave të zgjedhësve, bënë të ditur drejtuesit e zgjedhjeve. „Ka pasur ankesa. Njerëzit kanë shkruar deklarata, se nuk e kanë gjetur emrin në listë. Ankesat ne do tia drejtojmë Komisionit të Zgjedhjeve.“

Kirgistani i parë në rajon me demokraci parlamentare sipas modelit perëndimor

Mbi 800 vëzhgues zgjedhjesh do të japin (31.10.) gjatë ditës vlerësimet e tyre.

Kryeministri Atambajew shihet si kandidat i preferuar i presidentes që largohet, Otunbajewa. Ai duhet të vazhdojë rrugën e demokratizimit të vendit.

Në fushatën zgjedhore, ai ishte një nga pak kandidatët, që nuk foli qartë për kthim në sistemin presidencial. Megjithatë, ai nuk është kundër ndryshimeve të sistemit:

„Duhet të ekzistojnë kufij të qartë të pushtetit. Parlamenti duhet të merret me punët parlamentare. Ne kemi parë kohët e fundit që parlamenti është marrë me çështje që janë kompetencë e qeverisë ose e presidentit. 20 vitet e kaluara ne kemi mësuar se nuk kemi nevojë për diktaturë absolute, që vjen nga diktatura."

Që prej vitit 2005, dy herë janë rrëzuar nga populli presidentët autoritarë. Vitin e kaluar, presidentit Bakijew iu desh të largohej nga vendi pasi kishte urdhëruar të qëllohej ndaj demostruesve. Në një referendum, shumica e popullsisë dha votën për ndryshimin e sistemit. Kirgistani, ishte vendi i parë i Azisë qendrore që ndjek demokracinë parlamentare sipas shembullit perëndimor.

Kirgisistan Präsidentenwahl
Fotografi: dapd

Sistemi poliltik shihet megjithatë si jo i qëndrueshëm. Rivalët më të fortë të Atambajew për postin e presidentit, kanë kërcënuar që më parë me zhvillimin e protestave të reja masive, nëse shohin se zgjedhjet janë fallsifikuar. Që gjatë fushatës elektorale ata akuzuan Atambajew se shpërdoron ndikimin e tij ndaj organeve dhe institucionet shtetërore. Që në verë të vitit të kaluar ka pasur trazira në Jug të vendit, gjatë të cilave janë vrarë qindra vetë. Presidentja në largim, Otunbajewa ka bërë përgjegjës klanin e Bakijew-it. Kurse në Jug, fajin ia venë qeverisë së Bishkekut.

Autor: Christina Nagel / Aida Cama

Redaktoi: Vilma Filaj-Ballvora