1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Zgjedhjet preeliminatore në Miçigan - Clinton e vetmja kandidate e demokratëve

Bergmann, Christina (DW Washington) 16 Janar 2008

Miçigani ishte interesant vetëm për republikanët, sepse për demokratët kandidoi vetëm Hillary Clinton. Për këtë përfundimet e arritura në Miçikan nuk konsiderohen si reprezentative.

https://p.dw.com/p/CqO2
Hillary Rodham Clinton në Las Vegas 15 janar 2008Fotografi: AP
Për Mit Romnin fitorja në Miçigan-i ishte mjaft e lehtë. Përveç faktit që i ati kishte qenë aty për vite të tëra guvernator, edhe ai vetë kishte investuar shuma të mëdha në fushatën elektorale. Megjithatë kjo fitore ishte për të e rëndësishme: „Nata e sotme spikat prej comeback-ut, një comeback për Amerikën.“
Mitt Romney Ann RomneyRepublikaner Michigan Vorwahlen USA
Mitt Romney në Miçigan 15.01.2008Fotografi: AP
Ish-guvernatori 59-vjeçar i Masaçusetit konsiderohej si favorit i republikanëve për zgjedhjet presidenciale, por ai nuk arriti të fitonte në Ajova (Iowa) dhe Nju-Hepshir (New Hampshire). Majk Hakebi (Mike Huckabee) ish-guvernatori i Arkansasit u rendit në Miçigan i treti: „Duket se unë fitova në Ajova, John McCain në Nju-Hempshir dhe Mit Romni në Miçigan.Por zonja dhe zotërinj ne do të fitojmë në Karolinën e Jugut.“ John McCain, i cili u rendit i dyti në Miçigan, nuk e humbi optimizimin, por theksoi se kishte menduar se fushata elektorale do të kishte qenë më e thjeshtë.
USA Wahlen Demokraten John Edwards und Barack Obama in Las Vegas
Kandidatët demokratë John Edwards dhe Barack Obama pas një debati elektoral në Las Vegas 15.01.2008Fotografi: AP
Karvani elektoral do të vazhdojë tani rrugën e tij, fillimisht për në Nevadë, Karolinën e Jugut dhe Floridë. Por edhe në Karolinën e Jugut dhe Floridë partitë do të ndëshkohen që po i organizojnë përpara kohe zgjedhjet preeliminatore. Për këtë të gjithë presin me padurim 5 shkurtin, datën kur në më tepër se 20 shtete federale do të organizohen zgjedhjet preeliminatore. Nevada dhe Karolina e Jugut mbeten interesante edhe për demokratët, sidomos për shkak të numrit të madh të votave të popullsisë me orgjinë latino-amerikane apo të zezakëve. Në Miçigan kandidoi e vetme dhe dhe natyrisht edhe fitoi Hillary Clinton, por në kuadrin e eliminatoreve në Nevadë dhe Karolinën e Jugut fitorja e saj në Miçigan do të harrohet shpejt.