1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Studimi në Gjermani

Zgjedhjet parlamentare në Hesen dhe në Hamburg ndryshojnë pejzazhin partiak të Gjermanisë

Rezultati i zgjedhjeve në landin e Hamburgut, ku Partia Kristiandemokrate ndonëse doli forca më e madhe politike, humbi shumicën absolute dhe liberalët si parner i mundshëm koalicioni nuk arritën pragun e përfaqësimit.

Raporti i forcave politike në Hamburg

Raporti i forcave politike në Hamburg

Zgjedhjet e zhvilluara pak javë më parë në landin e Hesenit dhe ato të së djelës (24.02) në Hamburg e kanë ndryshuar pejzazhin partiak në Gjermani, pasi partia e re e sapo riformuar "die Linke" (e majta) që përfshin në rradhët e saj ish-partinë e socializmit demokratik, pasardhëse kjo e partisë së bashkuar socialiste në ish-RDGJ, ka siguruar tashmë përfaqësimin në parlamentet e këtyre dy landeve. Për herë të parë kjo parti përfaqësohet në parlamentet e landeve perëndimore. Fakti që dy partitë e mëdha, kristiandmeokrate dhe socialdemokrate nuk kanë arritur shumicën absolute dhe janë të detyruar për të qeverisur me një partner koaliconi shtron tani çështjen e bashkëpunimit me Partinë e Majtë. Gjatë luftës elektorale socialdemokratët i patën premtuar elektoratit se në asnjë mënyrë nuk do të hyjnë në koalicion me të majtën. Por zgjedhjet në Hesen dhe në Hamburg e kanë ndryshuar situatën, si rrjedhojë kryesia e partisë socialdemokrate miratoi bashkëpunimin me të majtën. Kjo konsiderohet si shkelje e fjalës duke vënë në pikëpyetje edhe koaliconin e gjerë qeverisës në Berlin mes kristnadmeokratëve dhe socialdemokratëve.



"Süddeutsche Zeitung" që botohet në Mynih komenton rolin e partisë soacialdemokrate: "Nuk është sqaruar kursi i mëtejshëm që do të ndjekë Partia Socialdemokrate. Nëse tani s´është më tabu që të pranohet bashkëpunimi me Të majtën, atëherë nuk është më tabu as afrimi me kërkesat e kësaj partie. Mos vallë socialdemokratët po zhvendosen majtas, gjë që deri më sot ka qenë më shumë një akuzë e kundërshtarit politik se sa përshkrim i fakteve? Të hënën socialdemokratët morrën një vendim. Por diskutimi mbi ilaçin e duhur për shërimin politik të saj nuk ka marrë fund, përkundrazi ai tani fillon."


Ja se si komenton e përditshmja e Erfurtit "Thüringer Allgemeine": Sinjalet janë të pakthyeshme: kuota e pesë përqindëshit për përfaqësimin parlamentar nuk të mbron më, në mënyrë që edhe në të ardhmen Gjermania të mund të qeveriset. Kjo republikë në tri zgjedhjet e fundit për parlamentet e landeve ka ndryshuar kaq shumë, sa s´mund ta marrin me mend ata që duan të mbrojnë strukturat e vjetra. Nga sistemi tradicional tripartiak tashmë edhe në landet perëndimore është krijuar sistemi pesë partiak me pasoja të paparashikueshme. Por nuk është kusht që sistemi të mbetet në modelin pesë partiak. Kësisoj raportet e qarta i përkasin së shkuarës. Kryesisht në federatë kjo do të shkaktojë pështjellime. Një copezim i heshtur i pejzazhit partiak do të ishte pasoja. Në Skandinavi dhe në Itali ka kohë që politika ka hyrë në këtë shteg, me pasojë, që qeverisja e vendit po bëhet gjithnjë e më shumë torturuese."

  • Data 26.02.2008
  • Autor Vilma Filaj Ballvora
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/DD9d
  • Data 26.02.2008
  • Autor Vilma Filaj Ballvora
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/DD9d