1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale të Serbisë në Kosovë

Qytetarët në Serbi kanë treguar intreresim me një pjesëmarrje të konsiderueshme në votime. Në votime kanë marrë pjesë edhe qytetarët serbë të Kosovës, ku procesi mbikqyret nga OSBE-ja.

default

Pamje nga Zveçani

Ndonëse analistët e fushatës elekotrale për shkak të krizës sociale dhe ekonomike parashikonin një pjesëmarrje të ulët, qytetarët kanë treguar interes për të dhënë votën. Deri në orët e para të pasdites është regjistruar një pjesëmarrje me 32% e votuesve në Serbi. Sipas të gjitha sondazheve pritet një fitore e Partisë Demokrate deri më sot në pushtet nën presidentin Boris Tadiç. Në zgjedhjet presidenciale në garën mes dy rivalëve kryesorë Tadiç dhe udhëheqësit të opozitës Tomislav Nikoliç pritet një rezultat me diferencë të ngushtë, çka do të çojë në balotazh pas dy javësh.

Serbien Wahlen Kosovo Zvecan

Qendër votimi në Zveçan


Serbët në Kosovë votojnë për parlamentin dhe presidentin e ri të Serbisë


Zgjedhjet paralamentare dhe presidenciale të Serbisë në Kosovë po zhvillohen në Fushë-Kosovë, Lipjan, Obiliq, Graçanicë, Llaplesellë, Shtërpcë, Pejë, Dragash, Rahovec, Vushtrri, Zveçan, Zubin Potok, Mitrovicë, Leposaviq, Viti, Gjilan, Kamenicë dhe Novobërdë. Ambasadori i OSBE-së Werner Almhofer vizitoi dy qendra votimi atë në Graçanicë dhe në Laplasellë: "Raportet tona tregojnë se deri më tani operacioni po shkon qetë dhe unë e pashë me sytë e mi në disa qendra votimi se stafi lokal dhe ai ndërkombëtar i OSBE-së është duke i kryer detyrat e veta me zell, duke iu mundësuar votuesve të japin votën e tyre", është shprehur Almhoffer, sipas komunikatës së OSBE-së. Sipas kësaj komunikate OSBE-ja u ka mundësuar pjesëmarrjen në votime 109.000 qytetarëve serbë me të drejtë vote në Kosovë.

Serbien Wahl Wahlen Kosovo Zvecan Familie Milosavljevic

Familja Milosavljevic nga Zveçani


Së pari kutia e votimit, pastaj tryeza e Shën Gjergjit


Serbët në Kosovë këtë ditë e shohin si festë të dyfishtë: sepse ata festojnë "Gjurgjevdan" (Shën Gjergji) si dhe votojnë për zgjedhjet e Serbisë, të cilën ata e njohin si shtet të tyre. Prandaj, destinacioni i secilës familje është së pari kutia e votimit e pastaj tryeza e Shën Gjergjit. Ndër ta është edhe familja Milosavljeviç nga fshati Grabovç, të cilët sapo dolën nga qendra e votimit në njërën prej shkollave të Zveçanit. "Kam dal të votoj dhe të përmbush detyrimin si qytetar. Nga këto zgjedhje pres që situata politike të rregullohet e të mos ketë më tensione.Votoj për institucionet tona se duam të mbetemi në shtetin tonë, Serbinë. Jo për Kosovën se nuk duam të jetojmë me shqiptarët në të njëjtin shtet. Mund të jetojmë krahas njëri - tjetrit por jo me njëri - tjetrin sepse kemi përplasje të vazdhueshme dhe nuk shoh zgjidhje. Ne nuk i dëshirojmë institucionet e Kosovës as me çmimin e jetës, sepse nuk ka perspektivë. Jo! As Paketa e Ahtisarit nuk garanton të drejta të mjaftueshme për serbet dhe ne deshirojmë të jetojmë në pronën tonë, por ndarë prej tyre dhe të mos kemi të bëjmë fare me institucionet e Kosovës", thotë z.Milosavljevic.
"S'më intereson kush udhëheq - Dua të jetoj normalisht"


Pas 13-të vjet jete pezull mes dy shtetesh ka edhe qytetarë serbë të zhgënjyer dhe që nuk presin shumë nga këto zgjedhje. Njëri prej tyre është edhe një shitës serb, i cili nuk do t'i përmendet emri: "Votova apo jo, nuk pres asnjë ndryshim dhe kjo s'i sjell kujt gjë veç atyre politikanëve dhe jeta ime mbetet, zero. Këtu nuk vendosin Prishtina as Beogradi, se derisa serb e shqitparë grinden vendosin fuqite e mëdha. E sa për pajtimin që flitet...Me shqiptarët mund të takohemi dhe të shoqërohemi në Mynih, Milano e kudo tjetër por jo këtu, sepse popullin e ka përgjakur politika absurde".
Edhe një taksist po nga Zveçani thotë se së fundmi ka marrë edhe letërnjoftimin e Republikës së Kosovës. "E përse jo?! Unë jetoj në Kosovë dhe këtu dua të qëndroj. Sot votova me shpresën se do të bëhet mirë. Por(mos ma thuaj emrin!), më mirë do t'ishte që ne serbët të futemi në kuadër të institucioneve të Kosovë, dhe të jetojmë të gjithë të barabartë e normalisht. Kush mund ta durojë edhe më këtë kaos 13-të vjecar?! Për mua e kaluara është e kaluar dhe për hir të së ardhmes do të flisja me udhehëqesit e Kosovës dhe do t'u thosha se, nëse mund të jetojmë dhe të punojmë si njerëz mua nuk më intereson aspak kush udhëheq. Dua që këtë jetë që më ka mbetur ta jetoj si njeri".

DW.COM