1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Zgjedhjet për kandidatët në SHBA - Fitore e trefishtë për Obamën

Carsten Schmiester/Uashington10 Shkurt 2008

Në garën presidenciale mes kandidatëve demokratë, senatori Barak Obama ka mundur konkurenten e tij Hillari Klinton në tre shtete federale, Uashington, Nebraska dhe Luisiana.

https://p.dw.com/p/D5Bn
Barak Obama, kandidati demokratFotografi: AP

Tre votime, tre fitore për kandidatin Barak Obama. Dita e shtunë ishte dita e Barak Obamës. Klinton nuk mundi të shtojë pikët e saj, megjithatë gara mes dy demokratëve mbetet ende e hapur pas super të martës, ku asnjëri nga demokratët nuk doli fitues.

Obama dhe Klinton ishin në Virxhinia ku zgjedhjet do të zhvillohen ditën e martë. Që të dy janë optimistë përsa i përket shanseve që në kongresin e partisë në Denver në fund të gushtit të dalin kandidatë për president.

Brohoritjet më të mëdha veçse i korri fituesi i së shtunës, Obama: "Ne kemi fituar në Luisiana, në Nebrsaka dhe në Uashington, në veri, në jug, ne qendër, edhe ditën e martë do të fitojmë në Virxhinia, po qe se ju së bashku me mua votoni për ndryshimin."

Duket sikur Obama ka kuptuar që aktualisht ai i ka shanset më të mira të zgjidhet kandidati i demokratvëve. Krahasuar me daljet e tij të mëparshme në fushatë, Obama tanimë është bërë luftarak, sulmues dhe rrezaton siguri në fitore. Kjo gjë i ka impresinuair të gjithë, mendon analistja Donna Brazil, e cila i komentoi zgjedhjet për televizionin e njohur CNN

"Kjo është një fitore shumë e rëndësishme për Obamën. Ai ka fituar gjithkund në Amerikë. Por Hillari udhëheq garën, dhe po bën ende një fushatë shumë profesionale - gara do të vazhdojë akoma."

Klinton foli para Obamës në Virxhinia, por krahasuar me daljet e saj të mëparshme, tonet e senatores ishin më të vakëta . Në fjalën e saj, Klinton ajo hodhi vështrimin tek e ardhmja, në janar të vitit 2009 kur presidenti të bëjë betimin.

Hillary Clinton bei Vorwahl am Super Tuesday in New York, USA
Klinton kryeson ende garën tek demokratëtFotografi: AP

"Njëri do të qëndrojë në shkallët e Kapitolit dhe do të vendosë dorën mbi bibel. Dhe ai ose ajo do të votohet si presidenti i 44-t i Shteteve të bashkauar. Duhet të kemi kujdes që ky president të jetë një demokrat."

Tek republikanët situata është më e qartë. Pas tërheqjes nga gara të Mit Romneit, senatori Xhon Mekkein i ka shanset mjaft të mira të jetë kandidati i republikanëve, megjithëse rivali i tij Majk Hukabe në Kansas, Uashington dhe Luisiana ka dalë fitues.