1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Zgjedhjet nё veri tё Mitrovicёs: siguria, toleranca dhe nacionalizmi

Nё Mitrovicёn Veriore u zhvilluan zgjedhjet e jashtёzakonshme pёr kryetar bashkie. Zgjedhjet u zhvilluan nёn masa tё jashtёzakonshme sigurie.

Qindra metra larg shihen barrikadat mbi lumin Ibёr nga ura, e cila edhe mё tej ndan Mitrovicёn dhe Kosovёn. Nё pjesёn jugore tё banuar me shqiparё dhe pjesёn veriore tё banuar kryesisht me serbё. Nё anёn tjetёr tё urёs mund tё kalosh nё kёmbё, por jo edhe me vetura dhe automjete tё tjera. Por shumё pak njerёz e kalojnё kёtё urё. Frika dhe vetёdija nga rreziku janё tё mёdha. „99 herё mund tё kalosh pa problem, por tё 100 mund tё ndodhё diҫka qё mund ta pagush me jetё. Ka shumё raste tё personave qё janё vrarё nё veri dhe tani pёrmenden vetёm nё pёrvjetorёt e vrasjes. Edhe unё disa herё kam qenё nё rrezik, e njё herё edhe mё kanё sulmuar fizikisht“, mё thotё kolegu nga Radio Televizioni i Kosovёs, Gёzim Bimbashi, i cili mё sugjeron qё tё jem i kujdesshёm. Ai sё bashku me kolegёt e disa mediave tё tjera kosovare preferon mё shumё qё tё qёndrojё nё pjesёn jugore dhe tё vrojtojё gjendjen nga njё distancё e sigurt. Ndёrsa nё pjesёn veriore kalon vetёm „kur ka nevojё tё domosdoshme“.

Kalimi nё veri

E „ky ёshtё njё rast i domosdoshёm“ nisur nga profesioni. Nё zgjedhjet e para lokale nё veri tё Mitrovicёs, tё mbajtura sipas ligjeve tё Kosovёs, ka pasur dhunё. Kёto zgjedhje duhet tё pёrsёriten, pasi i zgjedhuri, Krstimir Pantiq, nuk pranoi tё betohej, sepse nё dokumentet e betimit kishte simbole tё shtetit tё Kosovёs. Shumica e serbёve tё veriut ende nuk e njohin shtetin e pavarur tё Kosovёs.

Edhe pse shiu bie papushim, Gёzimi vjen sё bashku me mua nё pjesёn veriore. Pas kalimit tё urёs, nga pas na pёrcjellin shikimet e tё ushtarёve dhe policёve ndёrkombёtarё e vendas tё vendosur mbi urё. Nga ana tjetёr, nё hyrje na presin shikimet e personave civilё, pёr tё cilёt lirisht mund vё bast se i pёrkasin ndonjё shёrbimi - zyrtar apo paramilitar tё Serbisё.

Futemi nё veri pa ndonjё problem. Por menjёherё e sheh qё kjo nuk ёshtё pjesё e Kosovёs – tё paktёn sipas simboleve dhe mёnyrёs sё jetesёs. Nё hyrje valёviten flamujt e Serbisё. Tё gjitha automjetet janё me targa tё Serbisё, ose me targat e dikurshme. Natyrisht ato makina qё targё kanё, sepse shumё automjete qarkullojnё rrugёve pa anjё targё.

Menjёherё tё bie nё sy prezenca e jashtёzakonshme e policisё vendase dhe ndёrkombtare, si dhe ushtarёt e KFOR-it. Tё gjithё tё veshur me jelekё antiplumb. Kёto nuk janё zgjedhje normale. Shumica e serbёve edhe mё tej i bojkotojnё tё gjitha institucionet e Kosovёs. Frika nga pёrsёritja e dhunёs sё zgjedhjeve tё 3 nёntorit 2013 ёshtё e madhe. Edhe mundёsia pёr pёrsёritjen e dhunёs vlerёsohet si reale.

Pёr kёto zgjedhje kandidojnё dy pёrfaqёsues tё subjekteve serbe dhe dy shqitpare. Oliver Ivanoviq nga Iniciativa Qytetare SPD, Goran Rakiq (Lista “Srpska”), Musa Miftari (Lidhja Demokratike e Kosovёs) dhe Florent Azemi (Partia Demokratike e Kosovёs).

Ivanoviqi i (pa)fajshёm

Oliver Ivanoviq ёshtё nёn masa arresti, sepse dyshohet pёr krime lufte kundёr shqiptarёve. Por ligjet e Kosovёs nuk ndalojnё qё tё dyshuarit pёr krime lufte tё marrin pjesё aktive nё zgjedhje. Ivanoviq a votuar edhe vet nё burgun e Prishtinёs.

Nё lokalet e Iniciativёs sё tij nё veri tё Mitrovicёs na presin bashkёshortja e Ivanoviqit, Milena, vёllai i tij Mirosllavi dhe Ksenija Bozhoviq, kryetare e Kuvendit komunal tё Mitrovicёs Veriore dhe kryetare e Kёshillit tё kёsaj Iniciative. Ata janё tё bindur se Ivanoviqi do tё lirohet nga burgu sё shpejti, sepse „akuzat pёr krime janё absurde“.

„Nё zgjedhje kemi shumё parregullёsi, duke u nisur nga presionet ndaj personave qё nga Serbia marrin ndihma sociale. Qendra pёr ndihma sociale ёshtё sot e hapur edhe pse ёshtё e diel. Personave qё kanё nevojё pёr ndihma u janё premtuar para, nёse votojnё pёr kandidatin e Listёs Serpska. Ka dhe manipulime tё shumta me listat zgjedhore“, shpjegon Bozhoviq. „Ka pasur edhe raste kur persona tё paidentifikuar kanё bёrё pёrpjekje tё votojnё nё emёr tё personave tё vdekur“, thotё Ksenija Bozhoviq, e cila mendon se kandidati i tyre Oliver Ivanoviq megjithatё do tё fitojё. Ksenija Bozhoviq nuk ka ndonjё pёrgjigje nё pyetjen se ҫfarё do tё ndodhё nё qoftё se Ivanoviqi eventualisht fiton, por nuk mund ta ushtrojё kёtё post pёr shkak tё akuzave pёr krime lufte? „Ne jemi tё bindur se ai nuk ёshtё fajtor pёr krime dhe se do tё lirohet shpejt“.

Megjihtatё favoriti kryesor pёr fitore nё kёto zgjedhje, sipas shumicёs dёrmuese tё qytetarёve serbё, ёshtё kandidati i Listёs „Srpska“, Goran Rakiq. Ai gёzon mbёshtetjen e drejtёpёrdrejt tё Beogradit, e kjo nё veri do tё thotё shumё – tepёr shumё.

Kjo pjesё e Kosovёs edhe mё tej jeton dhe funksionon si pjesё e Serbisё. Kёtё ta kujtojnё jo vetёm flamujt, gjuha serbe dhe targat, por edhe dinari si monedhё pagese. Muzika serbe dёgjohet nga veturat qё parakalojnё dhe lokalet e shumta tё hapura (edhe pse ditё e diel). Tё gjitha mbishkrimet janё vetёm nё gjuhёn serbe.

Vendvotimi „Sveti Sava“

Para qendrёs sё votimit nё shkollёn „Sveti Sava“, ku me 3 nёntor, serbёt me dhunё i ndёrprenё votimet, janё stacionuar forca tё mёdha policie dhe ushtarёt ndёrkombёtarё. Lokalet e shkollёs janё tё mbushura me vёzhgues ndёrkombёtarё, vendas, vёzhgues tё partive politike, organizatave joqeveritare, komisionerё tё KQZ, pёrfaqёsues tё OSBE-sё… Ka shumё mё shumё vёzhgues se sa votues.

Zyrtarёt nё vendvotim thonё se kёsaj radhe edhe pjesёmarrja e qytetarёve nё votime ёshtё mё e lartё. A thua serbёt kanё vendosur me tё vёrtetё tё njohin shtetin e Kosovёs?

„Kam dalё tё votoj sepse shpresoj se do tё jetojmё mё mirё kёtu nё veri. Por kam edhe frikё nё mos fiton ndonjё kandidat shqiptar, sepse kam dёgjuar se shumё shqiptarё kanё votuar“, thotё Sllavica, njё grua e moshuar, e cila shpreson se Mitrovica Veriore do tё vazhdojё tё jetojё sipas ligjeve tё Serbisё. „Ne natyrisht qё duam tё mbetemi atje ku kemi qenё deri tani – pra nё Serbi“, shton ajo.

„Paqё dhe punё

Por jo tё gjithё mendojnё si ajo. „Ne tё rinjtё shpresojmё se nё veri do tё kemi mё shumё vende pune, se do tё kemi njё bazё mё tё mirё materiale dhe njё perspektivё pёr tё jetuar nё kёtё vend. Do tё ishte mirё qё tё rinjtё tё kenё punё dhe jo tёrё ditёn tё rrinё nёpёr kafene“, thotё Dragana. Ajo shpreson qё problemet politike tё zgjidhen sa mё parё dhe qё tё rinjtё dhe e gjitha popullata e kёtushme tё ketё njё perspektivё mё tё mirё pёr njё jetё nё paqё. „Pёr mua nuk ёshtё me rёndёsi kush ёshtё nё pushtet, vetёm duam paqё dhe punё“, thotё ajo.

„Ne kёtu kemi jetuar gjithmonё sё bashku me tё tjerёt – serbё, shqiptarё dhe tё gjithё sё bashku dhe para luftёs nuk kemi pasur probleme. Pёr ne nuk ёshtё me rёndёsi se a do tё jetё kryetari i komunёs serb apo shqitpar. Me rёndёsi ёshtё qё tё kemi perspektivё, paqe dhe qetёsi“, shton e ёma e Draganёs.

Nё tё kthyer nga pjesa veriore e Mitrovicёs sёrish na pёrcjellin shikimet e personave civilё, me flokё tё shkurtёra. Nё jug gati askush nuk interesohet pёr zgjedhjet nё veri. Kёtu mbka nrmalitet.

Rruga me veturё prej Mitrovicёs pёr nё Prishtinё ёshtё po aq aventureske dhe e rrezikshme, sa edhe gjendja nё veri tё Kosovёs…