Zgjedhjet në Turqi demokratike, por jo të ndershme | Bota | DW | 02.08.2014
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Zgjedhjet në Turqi demokratike, por jo të ndershme

Turqit në të gjithë botën do të votojnë për herë të parë për Presidentin e ri. Në Gjermani janë rreth 1,5 milionë. Suksesi i sigurtë i shefit të qeverisë është demokratik, por jo i ndershëm, mendon Baha Güngör.

default

Përse t'i thjeshtosh gjërat, kur mund t'i komplikosh? Në vend të një zgjedhje të lehtë aparati i Qeverisë ka vendosur për një metodë të komplikuar: Do të votohet në 116 vende në 56 shtete. Në Gjermani do të votohet në shtatë vende të ndryshme duke nisur që katër ditë përpara datës 10 gusht, kur do të zhvillohen zgjedhjet në Truqi. Kjo do tu bëjë të mundur votimin edhe atyre turqve që janë me pushime apo ata që jetojnë në zonat kufitare.

Por çfarë është e gabuar në këtë metodë? Nga ana juridike gjithëçka është korrekte, kur e shikon nga ana sipërfaqësore, por manipulimi fshihet në detaje. Pyetja është se përse Recep Tayip Erdogan nuk dha dorëheqjen nga posti i Kryemnisitrit kur shpalli kandidaturën për President? Ndërkohë që ai përfiton nga avantazhet qeveritare, dy sfiduesit e tij Ekmeleddin Ihsanoglu dhe Selahattin Demirtas duhet të organizojnë vetë çdo takim dhe financimet. Përveç kësaj Erdogan ka marrë edhe më shumë hapsrië televizive tek kanali publik TRT, që transmeton edhe jashtë vendit.

Baha Güngör DW Türkische Redaktion

Kalkulimi i fuqisë së Erdoganit është i qartë: me ngjitjen e tij në krye të shteti turk, do t'u ngushtojë hapësirat kritkëve dhe forcave demokratike. Në këtë mënyrë ai mund të shmangë shumë akuza për korrupsion dhe abuzim me detyrën. Përqëndrimi tek politizimi i Islamit ose islamizimin e politikës, e ka bërë më të lehtë suksesin e Erdoganit. Kartë që është përdorur prej tij që nga viti 2002 kur ka ardhur në pushtet.

Faktori fetar ka shumë ndikim tek turqit në diasporë dhe sidomos tek ata që ndodhen në Gjermani është forcuar. Ajo i ndihmon ata në mënyrë subjektive, pasi ata ndihen të diskriminuar në jetën e përditëshme nga shumica e shoqërisë. Në të njëjtën kohë ajo i lidh edhe me forcat e pushtetit në Turqi.

Votat jashtë vendit nuk do të kenë një ndikim të madh të rezultati përfundimtar. Rreth 1,5 milionen votuesit e mundshëm janë shumë pak me 53 milion në total. Çështja nuk qendron tek fakti se nëse do të fitojë apo jo Erodgani, por me çfarë diference. Por jo për të gjithë do të jetë e lehtë sepse qendrat e votimit janë disa qindra kilometra larg. Partitë mund të organizojnë qendra votimi lëvizëse dhe partia AKP e Erdoganit ka eksperiencë në një gjë të tillë.

Mundësia e turqve për të votuar që nga Gjermania duke si një farsë që i shërben imazhit të Erdogan, i cili më pas mund të thotë se demokracia në Turqi ka marrë edhe mbështetjen e diasporës.