1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Zgjedhjet në Tunizi- Pritje e tensionuar e rezultatit

Zgjedhjet e para të lira në Tunizi përfunduan me një pjesëmarrje të lartë të votuesve. Reth 70% e votuesve të regjistruar dhanë votën e tyre për asamblenë e re të vendit. Rezultati përfundimtar pritet të martën.

Zgjedhje në Tunizi

Zgjedhje në Tunizi

Kur të dielën në mbrëmje ra ora e mbylljes së qendrave të votimit, në shkollën fillore Rue de Marseilles, sundonte një heshtje ceremoniale. Pastaj drejtuesja e kësaj qendre hap kutinë e votimit.

800 fletë votimi përhapen në tavolinën e shkollës. Studentja Simbark përjeton për herë të parë një proces të tillë votimi: "Është diçka e jashtëzakonshme, kemi pritur gjatë për një ditë të tillë. Gati e kishim humbur shpresën, me zor mund të them diçka, sytë më janë mbushur me lotë."

Zgjedhje në Tunizi

Zgjedhje në Tunizi

Studentja ka lotë në sy, ndërsa gishtin tregues blu. Një shenjë e pagabueshme se Simbark ka votuar. Çdo votues duhet të lyente gishtin në një bojë speciale për të mënjanuar manipulimet.

Kandidate kryesore konsiderohet partia e moderuar islamike Enhada

Edhe 25 vjeçari Raulf, ka votuar për herë të parë. Në janar disa metra larg kësaj shkolle fillore, ai doli bashkë me demonstruesit e tjerë në rrugë kundër diktaturës. Në bulevardin Boruguiba. "Kam pritur gjatë për këtë ditë. Për mua kjo ditë është e rëndësishme si festa islame e e Kurban Bajramit. Edhe unë kam protestuar në janar. Sot kam ndjenjën që po shporren nga truri im mbetjet e fundit të diktaturës."

Zgjedhje në Tunizi

Zgjedhje në Tunizi

Po ashtu edhe për Ahmedin kjo ditë është shumë e rëndësishme.

"Mbarë bota është e gëzuar, sot është i lumtur tërë populli tunizian. 53 vjet zgjedhjet ishin thjesht një teatër. Sot jam i lumtur që japë votën time. Më në fund mund të shprehim lirisht mendimin tonë, kjo ishte e pamundshme dikur!"

Sikur Ahmedi të dielën (23.10.) drejt kutive të votimit ishin drejtuar miliona njerëz. Komisioni i Pavarur Zgjedhor vlerëson që në zgjedhje të kenë marrë pjesë mbi 70 për qind e elektoratit. Sipas Komisionit përveç disa parregullësive të vogëla zgjedhjet ishin korrekte.

Autor: Marc Dugge/ Esat Ahmeti

Redaktoi: Aida Cama