1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

Zgjedhjet në Suedi

Koalicioni qeveritar në Suedi kërkon një rrugë për të arritur shumicën në parlament, pa pasur nevojë që të mbështetet në një parti radikale të djathtë. Demokratët kanë fituar për herë të parë disa vende në parlament.

Koalicioni në pushtet po kërkon një partner të ri

Koalicioni në pushtet po kërkon një partner të ri

Pasi humbi shumicën në parlament, koalicioni i qendrës së djathtë në pushtet në Suedi po kërkon një rrugë për të mos i bërë pjesë të qeverisë së ardhshme të djathtët radikalë, partinë e Demokratëve të Suedisë.

Koalicioni në pushtet është forca politike, që mori më shumë vota në zgjedhjet e së dielës, por tani po kërkon një partner të ri për të shmangur varësinë nga Demokratët e Suedisë, një parti kundër emigrantëve. Kjo parti fitoi për herë të parë 4 përqind të votave të nevojshme për të hyrë në parlament.

Mona Sahling dhe Fredrik Reinfeldt

Mona Sahling dhe Fredrik Reinfeldt

Votat për Partinë e Moderuar janë dyfishuar

Aleanca e kryeministrit Fredrik Reinfeld - e përbërë nga Partia e Moderuar, Partia Liberale, Partia Kristjandemokrate dhe Partia e Qendrës - fitoi 49.2% të votave duke u bazuar në numërimin përfundimtar të votave. Kjo shifër është e barabartë me 172 deputetë në parlamentin me 349 deputetë, sipas votave të së dielës.

"Sonte ne morëm mbështetje të gjerë, " u tha Reinfeldti ithtarëve në Stokholm, duke tërhequr vëmendjen se mbështetja për partinë e tij, Partinë e Moderuar është dyfishuar, nga 15% në vitin 2002 në 30% këtë vit.

Reinfeldti erdhi në fuqi në vitin 2006, pas një qendrimi prej 12 vjetësh në pushtet të socialdemokratëve. Ai premtoi se do ta ruajë shtetin e mirëqenies në Suedi, do të shkurtojë taksat dhe se do të ofrojë nxitje më të mëdha për të papunët, që ata të kthehen në punë. Megjithatë, shtoi kryeministri, "ky nuk është rezultati që donim të arrinim në zgjedhje", duke iu referuar hyrjes së Demokratëve Suedezë, kësaj partie radikale të djathtë në parlament.

Jimmie Akesson, i demokratëve

Jimmie Akesson, i demokratëve

Rrënjë neonaziste

Demokratët Suedezë fituan 5,7% të votave për 20 mandate, duke u bazuar në rezultatet paraprake prej 99 përqind të zonave të numëruara të votimit. Koalicioni i krahut të majtë fitoi 43.7 përqind të votave, duke fituar 157 vende në parlament.

"Unë kam folur qartë...ne nuk do të bashkëpunojmë ose do ta bëjmë veten të varur nga Demokratët Suedezë", tha Reinfeldt-i.

Demokratët Suedezë i kanë rrënjët në lëvizjet neonaziste të viteve 1980 dhe 1990, por janë përpjekur ta fshehin imazhin e tyre ekstremist, duke arritur të fitojnë një numër të konsiderueshëm mandatesh në këshillat lokale në vitin 2006.

Kryetari i partisë, Jimmie Akesson thotë se partia e tij nuk sulmon emigrantët, por "politikat e dështuara ndaj emigracionit". Një nga synimet kryesore të partisë është një reduktim i dukshëm i imigracionit dhe një politikë e asimilimit më shumë se një politikë e integrimit.

Kërkesë drejtuar të Gjelbërve

Kryeministri Reinfeldt tha se ishte përgatitur të drejtonte një qeveri minoriteti, por tërhoqi gjithashtu vëmendjen se do t'i drejtohej edhe Partisë së Gjelbër, e cila arriti rezultatin e saj më të mirë të të gjitha kohëve, 7.2 përqind. Por të Gjelbrit, të cilët ishin pjesë e koalicionit të majtë në fushatën elektorale, e kundërshtuan këtë ide menjëherë.

Autor: Richard Connor/ Auron Dodi

Redaktoi: Aida Cama

  • Data 20.09.2010
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/PHTD
  • Data 20.09.2010
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/PHTD