1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

Zgjedhjet në Spanjë nën hijen e protestave masive

Indinjatën e shumë zgjedhëve në Spanjë po e ndiejnë kryesisht socialistët e kryeministrit Zapatero. Nën presionin e protetstave të vazhdueshme masive zhvillohen zgjedhjet për parlamentet rajonale dhe qeverisjen lokale.

Demonstrata në Granada

Demonstrata në Granada

Në Spanjë shpirti i masës po turfullon për shkak të papunësisë rekord dhe kursit të rigoroz të kursimeve që po ndjek qeveria e kryeministrit Jose Luis Rodriguez Zapatero. Pikërisht në një situatë të tillë të dielën (22.05.2011) u është bërë thirrje 35 milionë zgjedhësve të japin votën e tyre për zgjedhjen e parlamenteve në 13 nga 17 rajonet autonome si për për më se 800 kryetarë bashkish. Këto zgjedhje konsiderohen si test për qeverinë socialiste. Partia socialiste me kryeministrin Zapatero, sipas sondazheve të fundit, duhet të llogarisë me një humbje të ndjeshme elektorale. Partia Popullore konservatore mund të shpresojë për një fitore, parashikojnë anketimet e fundit.

Protestë pavarësisht ndalimit të saj

Pavarësisht nga ndalimi zyrtarisht i zhvillimit të demonstratave, të shtunën në mbrëmje (21.05.2011) mijëra qytetatarë u grumbulluan veçanërisht në Madrid, Barcelonë dhe Valencia për të kërkuar reforma politike dhe sociale. Sipas të dhënave të lëvizjes së protestës "Demokraci e vërtetë tani", demonstratat u zhvilluan në mënyrë paqësore. Qeveria socialiste e kryeministrit José Luis Rodriguez Zapatero, dëshironte ndalimin e organizimit të demonstratve, por jo duke përdorur dhunën e policisë.

Kamp proteste në Madrid

Kamp proteste në Madrid

Me demonstratën e tyre njerëzit nuk përfillën Komisionin qendror të Zgjedhjeve, i cili për shkak të votimeve kish ndaluar çdo manifestim në fundjavë. "Në nuk lejojmë të na shpërndajnë", thërrisinin demonstruesit në shumë qytete. Lëvizja e protestës "Të rinjtë e indinjuar" kishte bërë thirrje për manifestime në 150 qytete. Shumë pjesëmarrës iu bashkuan spontanisht më shumë se 60 kampeve të vendosura në sheshe në mbarë vendin. Këtu janë zhvilluar mbledhje dhe është debatuar për reformat politike dhe sociale.

Autoritetet e toleruan protestën pavarësisht ndalimit. Qeveria kish udhëzuar policinë që të shmangë çdo shkallëzim të mundshëm. Lëvizja e protetstës në sfondin e suksesit po mendon që t' i vazhdojë aksionet për një afat të pacaktuar. Fillimisht ishte menduar që protestat të vazhdonin deri në ditën e zgjedhjeve. "Eshtë fantastike, ne po shkruajmë historinë. Për këtë do të lexojnë fëmijët dhe nipërit tanë", tha një zëdhënëse e lëvizjes në sheshin Puerta del Sol në qendër të Madridit. "Bota e ka drejtuar vëmendjen tek ne", u shpreh një tjetër aktivist në sfondin e interesit në rritje të mediave ndërkombëtare.

Vetëm kundër?

Diplomati francez Stephane Hessel

Diplomati francez Stephane Hessel


Autori francez Stéphane Hessel, eseja e të cilit "Indinjohuni" është një ndër motot e protestave në Spanjë i përshëndenti manifestimet, por konstatoi me kritikë, se "demonstruesit nuk duhet të jenë vetëm kundër diçkaje, ato duhet të jenë edhe për diçka". Ata duhet ta kenë të qartë, se çfarë ndryshimesh kërkojnë, u shpreh ai në radion spanjolle.

Kryeministri spanjoll Jose Luis Rodriguez Zapatero

Kryeministri spanjoll Jose Luis Rodriguez Zapatero

Kryeministri Zapatero shprehu mirëkuptim për protestat. "Kërkesat e demonstruesve nuk na ngjallin frikë, por na detyrojnë që të kërkojmë zgjidhje", tha ai. Në Spanjë është i papunë një në pesë persona të aftë për punë, papunësia tek të rinjtë arrin në gati 45%. Për shkak të borxheve të larta qeveria po zbaton njëkurs rigoroz kursimesh: pagat e nëpunësve janë shkurtuar, pensionet janë pezulluar dhe janë lehtësuar rregullat për anullimin e kontratave të punës.

Protesta solidariteti në Gjermani, para portës së Brandenburgut në Berlin

Protesta solidariteti në Gjermani, para portës së Brandenburgut në Berlin

Në frymë solidariteti me "pranverën spanjolle" janë zhvilluar manifestime edhe në vende të tjera ndër to edhe në Hamburg, ku të shtunën (21.05.2011rreth 200 të rinj u mblodhën para konsullatës së përgjithshme të Spanjës. Në Berlin rreth 400 vetë u mblodhën para portës së Brandenburgut, për t' u solidarizuar me protetstuesit në Spanjë.

Autor: M.Langer / Ch.Walz /V.Filaj-Ballvora (dpa, afp)
Redaktoi: A. Dodi