1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

FOKUS

Zgjedhjet në South-Carolina - Obama apo Clinton?

Barack Obama ka nevojë për një fitore në zgjedhjet e South-Carolinas. Ndërkohë Hillary Clinton dhe bashkëshorti i saj Bill, janë të vetëdijshëm se shanset e Obamas nuk janë aspak të këqija.

default

Dy konkurentë

Njerëzit në South-Carolina kanë mundësinë të zgjedhin tani mes një afro-amerikani dhe një gruaje.

Në Charleston njerëzit ecin nëpër rrugë dhe përkujtojnë Martin Luther King. Luftëtari i të drejtave të njeriut, adhurohet nga të gjithë, sepse një të tretat e popullsisë janë afro-amerikanë. Edhe Arthur Wearing ka dalë për të parë paradën festive. Votën e tij e dha për Barack Obamën, senatorin e zi: "Tani do të zhvillohet një histori e re. Mund të zgjedhim mes një afro-amerikani dhe një gruaje. Deri më sot kemi pasur vetëm presidentë të bardhë. Unë nuk jam racist, por përpara se të vdes, dua të përjetoj njëherë një president afro-amerikan."

Cody Chance është simpatizant i Obamës dhe ka ardhur në një fushatë zgjedhore të Hillary Clinton, në të cilën po flet Bill Clinotn. Pas fjalimit, Cody është shndërruar në një simpatizant të Hillary Clintonit: "Në rast se të janë prishur frenat e makinës, kush mund të t´i reparojë? Një njeri me eksperiencë apo një njeri me vizione?"

Për Codyn është e qartë se familja Clinton ka eksperiencë dhe gëzon imazhin se lufton për të drejtat e njeriut dhe të pakicave. Ndërkohë simpatizantët r Barack Obamas besojnë tek aftësitë e tij për t´u integruar. Jeffrey Cooper është rreth 50 vjeç dhe i bardhë.

Ai ka ardhur me bashkëshorten në Greeenwood për të parë nga afër Barack Obamën: "Obama është ndoshta kandidati i vetëm me shansin apo mundësinë për t´i bashkuar njerëzit në këtë vend. Unë nuk e duroj më dot këtë politikë partiake demokratët kundër republikanëve. Obama mund të jetë evetnuel pikërisht personi i duhur për të vepruar si katalizator mes dy kampeve."

  • Data 26.01.2008
  • Autor Jens Borchers
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/Cy7c
  • Data 26.01.2008
  • Autor Jens Borchers
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/Cy7c