1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Zgjedhjet në Shqipëri – kryeson e majta

Deri tani PS kryeson në 11 nga 12 qarqet në shkallë vendi. PD kryeson vetëm në qarkun e Kukësit. Sipas KQZ – pjesëmarrja në votime ishte 53,75 %.

Në Shqipëri vazhdon procesi i numërimit të votave, që qytetarët e Shqipërisë hodhën në kutitë e votimit , të dielën e kaluar më 23 qershor, për të zgjedhur Parlamentin dhe qeverinë që do të drejtojë vendin në katër vitet e ardhshme.

Deri tani PS kryeson në 11 nga 12 qarqet në shkallë vendi. PD kryeson vetëm në qarkun e Kukësit.

Koalicioni opozitar. në bazë të rezultateve të deritanishme , siguron 84 mandate deputetësh, ndërsa koalicioni i djathtë qeverisës 51 mandate në parlamentin që ka 140 deputetë.

Në Tiranë, në qarkun më të madh të vendit me 32 mandate mandate deputetësh PS ka fituar 16, PD 13 dh LSI 3.

Dy partitë e reja Fryma e Re Demokratike dhe Aleanca Kuq e Zi, me votat e fituara, të numëruara deri tani ne shkalle vendi , nuk kanë siguruar asnjë mandat deputeti.

Në raportin paraprak të misionit vëzhgues të OSBE/ODIHR –it, të publikuar dje pasdite në Tiranë, vihet në dukje se” vlerësimi përfundimtar i procesit zgjedhor në Shqipëri do të varet pjesërisht edhe nga realizimi i pjesëve të mbetura të këtij procesi: numërimit i votave, shpallja e rezultatit dhe menaxhimi i ankesave të mundshme”.