1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Zgjedhjet në Rusi

Pak ditë para zgjedhjeve parlamentare në Rusi, toni në Moskë është ashpërsuar edhe përballë perëndimit.

Vladimir Putin mban fjalimin para kombit 29 nëntor, 2007

Vladimir Putin mban fjalimin para kombit 29 nëntor, 2007

Ministri i jashtëm, Sergej Lavrov e hodhi poshtë kritikën e SHBA për veprimet e pakompromis të Moskës kundër ish-kampionit botëror të shahut, Kasparov dhe kritikëve të tjerë të regjimit:

"Çdo shtet demokratik ka ligjet e tij. Nuk ka nevojë që neve të na bëjnë thirrje për të garantuar lirinë e fjalës dhe të mbledhjes. Kjo është e tepërt. Por kur u shpjegon organizatorëve të një manifestimi, se nuk duhet ta pengojë qarkullimin në rrugë, atëherë ata duhet ta pranojnë këtë. Shkelje të qëllimshme të këtij rregulli konsiderohen si provokim i qëllimshëm. "

Rusia nuk lejon t'i vënë gojëz, tha Lavrovi, një mendim që e dëgjon edhe nga politikanë të tjerë rusë. Vec kësaj, presidenti Putin kishte dhënë drejtimin, kur në fushatën elektorale tha se opozita vërtitet si cakajt para ambasadave dhe fondacioneve të huaja dhe lyp para. Tonet antiperëndimore të Putinit kanë kohë që janë shtuar. Kështu, Putini e akuzoi dje qeverinë amerikane se është ajo që mban përgjegjësi që OSBE-ja nuk dërgon vëzhgues zgjedhjesh në Rusi: "Ne e dimë se anullimi erdhi me rekomandim të ministrisë së jashtme të SHBA. Kjo do t'i rëndojë marrëdhëniet tona bilaterale. Synimi i tyre është që t'i shpallin si jo legjitime zgjedhjet tona. Por ata nuk do ta arrijnë këtë synim."

Si SHBA ashtu edhe OSBE-ja e kanë hedhur poshtë këtë kritikë, në fund të fundit Rusia nuk u kishte dhënë në kohë viza vëzhguesve. Vëzhguesit besojnë se Putini, i cili kandidon për partinë e tij "Rusia e bashkuar", kërkon të bëjë për vete gjithë spektrin e djathtë të zgjedhësve. Supozohet se LDPR, partia e Vladimir Zhirinovskit nuk do të lejohet të futet më në duma.

Ditët e fundit, sistemi i mbrojtjes raketore i planifikuar nga SHBA ishte një temë qendrore në mediet ruse, edhe nëse është krejtësisht e paqartë, nëse do të ndërtohet një sistem i tillë. Për Putinin duket se ka rëndësi vetëm një gjë: nxjerrja në pah e të vecantës në Rusi dhe deklasifikimi para zgjedhësve i botës si kundërshtare potenciale. Në këtë përpjekje, sipas tij, vetëm ai dhe partia e tij përfaqëson interesat e Rusisë.

  • Data 30.11.2007
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/CTpT
  • Data 30.11.2007
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/CTpT