1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Gjermania - Tregu i punës

Zgjedhjet në Rusi - Kritika nga jashtë për uljen e numrit të vëzhguesve

Qeveria e SHBA shprehin shqetësim mbi vendimin e Rusisë për të kufizuar numrin e vëzhguesve të huaj të zgjedhjeve. Fakti, që vëzhguesit e zgjedhjeve po ftohen me vonesë dhe nën kushte të caktuara, të jep shkas për shqetësim, deklaroi një zëdhënës qeveritar. Në Rusi më 2 dhjetor zgjidhet parlamenti i ri. Qeveria në Moskë do të lejojë shumë më pak vëzhgues të jashtëm krahasuar me katër vite më parë, duke paralajmëruar botën e jashtme që të mos ndërhyjë. OSBE-ja kësaj radhe do të dërgojë maksimumi 70 vëzhgues për një kohë fare të shkrutër. Por Rusia i ka hedhur poshtë kritikat. Shefi i komisionit qendror të zgjedhjeve, Vladimir Çurov, tha se numri i vëzhguesve është i mjaftueshëm, vende të tjera ftojnë ndonjëherë shumë më pak vëzhgues të OSBE-së, tha ai.

  • Data 01.11.2007
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/BzvK
  • Data 01.11.2007
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/BzvK