1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Studimi në Gjermani

Zgjedhjet në Rusi - fletë fiku demokratike vetëm për sundimtarin autoritar

Dmitri Medvedjev flet para medieve, 03.03.2008

Dmitri Medvedjev flet para medieve, 03.03.2008

Zgjedhjet në Rusi dhe gjendja në Lindjen e Mesme tërheqin ndër të tjera vëmendjen e komentatorëve gjermanë të së hënës. Në gazetën OFFENBURGER TAGEBLATT për këtë temë ndër të tjera lexojmë:

"Thirrjet mosaprovuese dëgjohen me zë të lartë. Si jodemokratike i fshikullojnë vëzhguesit zgjedhjet presidenciale në Rusi. Dhe me të drejtë: Presidenti Vladimir Putin ia pasoi vetëm sa për sy e faqe pushtetin Dmitri Medvedjevit. Zgjedhjet nuk qe e nevojshme të kryhen detyrimisht. Ato i shërbejnë si fletë fiku demokratike vetëm sundimtarit autoritar. Por le të mbetemi me këmbë në tokë. Nëse Putini dhe Medvedjevi do të arrijnë në këtë mënyrë së bashku ta mbajnë stabile Rusinë dhe ta konsolidojnë atë si partnere të besueshme, atëherë Perëndimi duhet të gëzohet. Sepse shteti shumëkombësh rus është një krijesë e thyeshme. Në skajet e tij ka filluar erozioni. Një ballkanizim të fuqisë atomike nuk mund ta dojë askush me të vërtetë."

Ndërsa SÜDDEUTSCHE ZEITUNG është e mendimit:

"Nëse presidenti i ri do të rrezikonte me të vërtetë një hapje, duke larguar politikanët nga këshillat mbikqyrëse, duke luftuar korrupsionin dhe duke duruar kundërshtimet, do të bënte me siguri armiq të rrezikshëm. Skifterët në Kremlin e ndienë që kandidaturën e tij si provokim. Struktura e pushtetit e grupeve rivalizuese e balancuar nga Putini po lëkundet. Pas tetë vjetësh shkrirjejeje të leverdisshme të ekonomisë dhe politikës, për të fuqishmit e Rusisë janë shumë gjëra në lojë".

TAGESZEITUNG që del në Berlin ndalet në konfliktin në Gaza:

"SHBA dhe evropianët duhet të mësojnë tani se cilat janë kushtet, pas plotësimit të të cilave Hamasët janë të gatshëm t'i ndërpresin sulmet me raketa kundër Izraelit. Oferta më e re e Hamasve për armëpushim u injorua, megjithëse Hamasët, ndryshe nga herët e tjera, nuk kishin vënë thuajse asnjë kusht. Gjithnjë pa ndërprerje ndiqet ideja e guximshme për t'i zgjidhur në mënyrë ushtarake problemet në Lindjen e Afërme. Por, pavarësisht nëse bëhet fjalë për Irakun, për Libanin apo tani për Rripin e Gazës: kjo fantazi pushteti mbetet iluzore."

  • Data 03.03.2008
  • Autor AUD
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/DHJt
  • Data 03.03.2008
  • Autor AUD
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/DHJt