1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Zgjedhjet në Maqedoni nuk sjellin asgjë të re

Pavarësisht akuzave për korrupsion nga opozita, partia e qendrës së djathtë së Maqedonisë është fituese e zgjedhjeve parlamentare dhe atyre presidenciale. Gruevski fiton sërish në Maqedoni.

Kryeministri Nikola Gruevski nga partia VMRO-DPMNE është fituesi i vërtetë i zgjedhjeve parlametare në Maqedoni. Gruevski do të ruajë postin e tij të kryeministrit dhe do të vazhdojë të drejtojë koalicionin prej 24 partish. Disa nga partitë në koalicion kanë pak antarë dhe morën vetëm disa mijra vota, ndërsa vetëm partia e Gruevskit mori 43 përqind të votave.

Kjo do të thotë se VMRO-DPMNE do të ketë 61 nga 123 deputëtë gjithësej, pesë më shumë se në zgjedhjet shkuara. Por Gruevski nuk arriti qëllimin e tij për të krijuar një shumicë absoulte më partinë e tij dhe tani duhet të zhvillojë bisedime për një koalicion me partnerin aktual, partinë shqipatre Bashkimi Demokratik për Integrim.

Präsidentschafts- und Parlamentswahlen in Mazedonien

Nicola Gruevski dhe Presidenti i rizgjedhur Gjorge Ivanov

Edhe pse shkak i zgjedhjeve u bë një mosmarrveshje mes dy partnerëve, pasi BDI kërkoi që kandidati për president të ishte konsensual, sërish ka shumë arsye se pse ky koalicion duhet të vazhdojë.

Prej kohësh në Maqedoni është vendosur që një nga dy partitë shqiptare të jetë pjesë e qeverisë, edhe pse zgjedhjet mund të kenë një fitues absolut. Dhe në këto zgjedhje BDI konfirmoi pozicionin e saj dhe fitoi edhe katër vende më shumë në parlament.

Opozita deklaron se nuk njeh zgjedhjet

Partia social demokrate SDSM ishte humbësja e madhe e zgjedhjeve. Sipas rezultateve paraprake SDSM ka marrë vetëm 25 përqind të votave. E përkthyer në deputetë kjo shifër është 34, ndërkohë që në parlamentin aktual ka 42.

Zoran Zaev, Vorsitzender der Partei SDSM

Zoran Zaev, kryetar i partisë SDSM

Menjëherë pas mbylljes së qendrave të votimit, lideri i partisë Zoran Zaev deklaroi se SDSM nuk do të njihte të gjithë procesin zgjedhor, duke përfshirë edhe raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale, që u zhvillua njëkohësisht me zgjedhjet parlamentare. Social demokratët kanë bërë thirrje për krijimin e një ‘qeverie teknike', e cila do të organizojë zgjedhje të reja parlamentare dhe presidenciale.

SDSM akuzon qeverinë se ka abuzuar me pushtetin e saj për të fituar zgjedhjet. Të dielën (27.04.2014) Zaev akuzoi VMRO-DPMNE përmes televizionit publik maqedonas se kontrollonte qytetarët dhe votuesit gajtë procesit elektoral. Ai tha se ‘zgjedhjet ishin ta ndershme dhe jo demokratike‘.

Fituesit festojnë fitoren

"Kjo është një fitore e madhe dhe e fortë. Njerëzit kanë shprehur qartë vullnetin e tyre", tha kryeministri aktual dhe i ardhshëm Nikola Gruevski pas publikimit të rezultateve paraprake.

Pas njoftimit se Presidenti George Ivanov kishte mundur kundërshtarin e tij social demokrat Pendarovski dhe ai do të qendrojë edhe 5 vite të tjera në zyrën e Presidentit, mbështetësit e VMRO-DPMNE filluan festimet me fishkezjarre për fitoren e dyfishtë.

VMRO-DPMNE qeveris maqedoninë që prej vitit 2006. Këtë vit partia e fokusoi fushatën elektorale tek ekonomia dhe premtoi implementimin e 2000 projekteve ekonomike në katër vitet e ardhshme. Akuzat për përfshirjen në afera korruptive, të ngritura nga social demokratët ndaj Gruevskit, qartësisht nuk dëmtuan imazhin e tij.