1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Zgjedhjet në Luginën e Preshevës

Në ora 7 të mëngjesit në Luginën e Preshevës sot kjanë hapur 129 vendvotime, ku rreth 70 mijë qytetarë me të drejtë vote duhet të zgjedhin këshilltarët e ardhshëm të asambleve komunale dhe deputetët e parlamentit

Posterat e zgjedhjeve, Kosovë

Posterat e zgjedhjeve, Kosovë

Zgjedhjet deri në këto caste po kalojnë në mënyrë të qetë dhe se nuk është shënuar ndonjë parregullsi, e cila do të cenonte proçesin votues.

Iliaz Mustafa, kryetar I Komisionit komunal zgjedhor në Bujanoc: Deri në ora 14 në Luginën e Preshevës ka votuar rreth 30 për qindë e trupit electoral, ndërsa pritet që deri në ora 20 kur mbyllen edhe qendrat e votimit, ky numër të kalojë 50 përqindshin.

Ndërkohë kanë votuar edhe shumica e lideravë politikë të shqiptarëve, të cilët konkurojnë në këto zgjedhje.

Subjektet politike shqiptare, kësaj radhe kanë konkuruar me rreth 300 kandidatë, të radhitur në 10 subjekete politike apo grupe të qytetarëve për zgjedhjet lokale dhe me një koalicoion për zgjedhjet paralamentare.

Në luginën e Preshevës zgjedhjet po përcillen nga një numër i madh mediash, ndërsa po monitorohen nga përfaqësitë e huaja diploimatike të akreditura në Beograd dhe nga qnerda vendore për zgjedhje të lira dhe demokratike CESID. Rezultatet preliminare për ecurinë e zgjedhjeve në Luginën të Preshevës priten të komunikohen sonte rreth orës 21:30.

  • Data 11.05.2008
  • Autor Jeton Ismaili / Lugina e Preshevës
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/DyBB
  • Data 11.05.2008
  • Autor Jeton Ismaili / Lugina e Preshevës
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/DyBB