1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

FOKUS

Zgjedhjet në Kosovë përfunduan pa incidente

Zgjedhjet parlamentare dhe komunale në Kosovë u mbyllën pa incidente. Serbët e veriut nuk morrën pjesë në zgjedhje. Deri pasdite pjesëmarrja ishte 30 përqind. Pjesëmarrja e ulët u justifikua me motin e keq.

Zgjedhje në Kosovë, 17 nëntor 2007

Zgjedhje në Kosovë, 17 nëntor 2007. Demostratë për pavarësi

Qytetarët e Kosovës votuan sot të shtunën 17.11.07, për të preferuarit e tyre në zgjedhjet e sotme parlamentare dhe lokale, që po zhvillohen në vend. Deri në mesditë nuk është shënuar ndonjë pjesëmarrje e madhe në votime. Sipas të dhënave zyrtare të KQZ-vë, deri në orën 14 është shënuar një pjesëmarrje në zgjedhje prej 24 përqind. Qendrat e votimit do të mbahen të hapura deri në orën 19 të mbrëmjes, mirëpo ky orar mund të zgjatet nëse para qendrave të votimit ka radhë.

Presidenti Sejdiu duke mbajtur votën, Prishtinë 17 nëntor 2007

Presidenti Sejdiu duke mbajtur votën, Prishtinë 17 nëntor 2007

Pengesa në hapjen e qendrave të votimit për serbët

Sidoqoftë, që në orën shtatë të mëngjesit u hapën shumica e qendrave të votimit, disa më kohë disa me pak vonesa, megjithatë njoftohet se procesi po zhvillohet normalisht, nëpër vendbanimet shqiptare por jo edhe në ato serbe. Zyrtarë të KQZ-ve, thonë se në pesën veriore të Kosovës nuk janë hapur qendrat e votimit të
parapara të vendosen nëpër objektet publike. Kjo sepse menaxhuesit serb të këtyre objekteve por edhe grupe tjera të cilësuara si grupime të vijës ekstreme, nuk kanë lejuar hapjen e qendrave të votimit. Mirëpo, organizatorët e zgjedhjeve tashmë kanë vënë në funksion qendra mobile të votimit nëpër automjete të mëdha në pritje, që serbët të votojnë edhe pse deri tash është shënuar një numër shumë shumë i vogël që kanë votuar. Nëpër vendbanimet serbe në pjesët e tjera të Kosovës, ndërkaq janë hapur qendrat e votimit, mirëpo edhe këtu pjesëmarja ka qenë shumë e vogël. Njëri nga përfaqësuesit serb i cili garon në këto zgjedhje Sllobodan Petrovic, kryetar i partisë së pavarur liberale serbe, porosit bashkëqytetarët e tij, që të marrin fatin në duart e tyre. "Ajo që dua të porosis në këtë mënyrë është që njerëzit të marrin fatin në duart e tyre dhe të jenë ata që do të provojnë të zgjidhin problemet që janë të shumta," thotë Sllobodan Petroviq. Ai thotë se do të bëjë ç'është e mundur për kthimin e sinqertë dhe mbijetesën e serbëve në Kosovë.

Hashim Thaçi së bashku me gruan Lumnije duke hedhur votën, 17 nëntor 2007

Hashim Thaçi së bashku me gruan Lumnije duke hedhur votën, 17 nëntor 2007

Votime pa incidente

Udhëheqësit e partive më të mëdha politike shqiptare, zgjedhjet e sotme i kanë cilësuar të rëndësishme sepse ato i ndërlidhin edhe me procesin e zgjidhjes së statusit. Në zgjedhjet e sotme parlamentare dhe lokale që po zhvillohen në Kosovë janë thirrur të votojnë mbi një milion e gjysmë qytetar. Në zgjedhje garojnë 97
subjekte politike përfshirë edhe ato të pjestarëve të komunitetit serb. Forcat e rendit janë të angazhuara gjithandej Kosovës duke siguruar procesin e votimit, ndërsa deri tash nuk është njoftuar të ketë pasur ndonjë incident serioz. Zgjedhjet po monitorohen nga një numër i madh vëzhguesish, vendorë dhe ndërkombëtarë.

DW.COM

  • Data 17.11.2007
  • Autor Bekim Shehu
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/CIRD
  • Data 17.11.2007
  • Autor Bekim Shehu
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/CIRD