1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Studimi në Gjermani

Zgjedhjet në Izrael dhe procesi i paqes në Lindjen e Mesme

Zgjedhjet parlamentare në Izrael komentohen në shtypin gjerman të së enjtes.

default

Dy rivalët në Izrael. BEmjamin Netanjahu dhe Zipi Livni

Gazeta "Nordkurier" komenton: "Ndryshe nga shtetet evropiane në zgjedhjet në Izrael nuk janë në plan të parë problemet ekonomike dhe sociale të së ardhmes dhe zgjidhja e tyre. Çështja që dominon mbi të gjitha është "se si do të vazhdojë procesi i paqes në Lindjen e Mesme". Izraelitët duan të shohin në krye të qeverisë një grua të fortë, por siç po duket qartë më mirë do të preferonin një burrë të fortë. Nëse atyre do t´u ofrohet më shumë siguri prej partive ekstremiste të djathta, kjo nuk është aspak e sigurtë. Përveç kësaj në botën arabe po përhapet shqetësimi, se edhe presidenti i ri i SHBA-së, Barack Obama, do ta ketë të vështirë me qeverinë e ardhshme izraelite, në rast se do të bëhet fjalë për lëshime dhe iniciativa për një paqe të qëndrueshme në Lindjen e Mesme. Kjo paqe mund të arrihet vetëm nëse më në fund do të vihet në lëvizje themelimi i një shteti të pavarur palesitnez."

Ndërsa e përditshmja "Allgemeine Zeitung" duke komentuar në të njëjtën linjë vëren: "Shefi i partisë Likud, Netanjahu, ashtu si dhe udhëheqësi i mbështetur fort i partisë ultra-nacionaliste, Lieberman, refuzojnë çdo kontakt me Hamasin. Në rast se të dy këta krijojnë një koalicion, rrethimi në mbrojtje të Izraelit do të jetë motoja politike e tyre. Por pikërisht kjo do t´i japë pretekstin Hamasit, që sërish t´i kundërvihet rrethimit duke sulmuar Izraelin me raketa. Pasoja do të ishin sulmet e mëtejshme masive të Izraelit. Rrethin vicioz katastrofal mund ta çajë vetëm presidenti i 44-të i SHBA-së."





  • Data 12.02.2009
  • Autor VFB
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/GsIy
  • Data 12.02.2009
  • Autor VFB
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/GsIy