1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballina

Zgjedhjet në Bosnje-Hercegovinë

Shtetasit e Bosnje-Hercegovinës kanë votuar këtë të dielë (2.10. 2016) në zgjedhjet lokale. Deri tani nuk ka të dhëna për incidente serioze, Por zgjedhjet u mbajtën në atmosferë të tendosur.

Partitë politike e kanë shfrytëzuar kohën parazgjedhore që të prezantojnë "më së miri" kuadrot e tyre për zgjedhje. Por vëzhguesit dhe analistët thonë se partitë nuk kanë ofruar ndonjë risi të madhe, veçse fushata ka qenë e ndyrë dhe e manipuluar. Në vend të temave me karakter lokal, partitë kanë folur më së shumti për tema të mëdha politike. Ndërkohë që zgjedhjet u mbajtën në një kohë të tensioneve të larta ndëretnike, për shkak të referendumit të Republikës Serpska, të mbajtur para 10 ditësh.

„Kjo ka qenë një prej fushatave më të ndyra parazgjedhore", thotë analisati Almir Terziq. Kjo për shkak të referendumit në RS, sepse e gjithë fushata ka qenë e dominuar me temën e raporteve ndëretnike dhe pasojat e referendumit. Partitë janë përpjekur të përfitojnë nga referendumi, duke shfrytëzuar rezultatete tij, apo duke përhapur frikë nga pasojat e mundshme, thotë Terziq për Deutsche Welle.

Politika nacionaliste

„Sërish jemi dëshmitarë të hapjes së rrugëve lokale, tuneleve dhe impianteve, para kamerave televizive. Ndërsa pas largimit të kamerave, ato objekte janë mbyllur menjëherë." Sepse këtu bëhej fjalë për objekte të cilat nuk kanë lidhje me politikën lokale. Por janë shfrytëzuar për qëllime politike. Ndaj qytetarët e kanë pasur shumë vështirë që të përcaktohen se për cilën parti duhet të votojnë.

Kandidatët e partive nacionaliste e kanë përdorur skemën e njohur të parullave të mëdha politike. Gjatë fushatës është përmendur shpesh edhe mundësia e shpërthimit të një lufte të re në B-H. Nga kjo propagandë kanë përfituar më së shumti partitë e djatha nacinaliste. Ndërkohë që opozita nuk ka ofruar kurfarë zgjidhje serioze, mendon Terziq.

Vendvotimet janë hapur në orën 7 të mëngjesit dhe deri në mbrëmje nuk është regjistruar ndonjë incident i madh, por ka pasur parregullësi. Vendvotimet janë siguruar nga policia dhe organet tjera të sigurisë.

Në vendvodime ka pasur edhe grupe të të rinjëve, për të cilët dyshohet se kanë ardhur për të shkaktuar incidente. Por ata janë larguar nga policia. Në B-H është apeluar tërë kohën që të respektohet heshtja parazgjedhore, e cila ka qenë në fuqi deri në mbylljen e vendvotimeve. Zgjedhjet lokale në B-H janë vëzhguar nga 70.000 vëzhgues, 300 prej tyre ndërkombëtarë.

Qytetarët kanë votuar në 74 komuna të Federatës së B-H dhe 57 kuvende komunale në Republikën Serpska. Ata kanë votuar edhe për kryetarë bashkie dhe distrikte. Ka pasur 5.469 vendvotime, ndërkohë që Komisioni Qendror Zgjedhor ka bërë të ditur se zgjedhjet janë mbajtur edhe në shumë vende të jashtme - Gjermani, Austri, Serbi etjerë. Rezultatet e para zyrtare priten sot të hënën.