1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Zgjedhjet në Mal të Zi - fundi i sundimit 22 vjeçar të socialistëve?

Mustafa Canka / Alexandra Scherle12 Tetor 2012

Të dielën (14.10) zhvillohen zgjedhjet parlamentare në Mal të Zi. Në këtë ish-republikë jugosllave, prej gati 22 vjet me radhë është në pushtet Partia Demokratike Socialiste. Por duket se gjërat do të ndryshojnë.

https://p.dw.com/p/16OkC
[8913451] Parlamentswahl in Montenegro - Djukanovic A man at a polling station in downtown Podgorica, Sunday, 10 September 2006, during parliamentary and local elections. Montenegro, the world's newest country holds its first parliamentary elections since gaining independence from Serbia. EPA/KOCA SULEJMANOVIC +++(c) dpa - Bildfunk+++
Fotografi: picture-alliance/dpa

Shteti më i vogël i ish-Jugosllavisë, me më pak se 650.000 banorë, është ndarë nga Serbia dhe ka shpallur pavarësinë në vitin 2006. Mali i Zi nuk i përket zyrtarisht grupit të eurozonës, por përdor euron si monedhë zyrtare. Euro është futur në përdrim në vitin 2002, në kohën kur Mali i Zi ende ishte pjesë e shtetit të përbashkët me Serbinë. Euro është futur në përdorim pa lejen e Brukselit.

Problemet e fituesit të zgjedhjeve të ardhshme

Fituesi i zgjedhjeve të treta pas shpalljes së pavarësisë do të ketë  para vetes shumë probleme serioze.  Rroga mesatare në Mali të Zi është vetëm 480 euro, ndërsa kostot për një familje normale janë dyfish më të larta. Papunësia është shumë e lartë. Ndërkohë që po rriten edhe inflacioni dhe deficiti buxhetor. Pabarazia sociale është më e theksuar se në asnjë vend të tjerër evropian. Dallimi mes të varfërve dhe të pasurve është më i madhi në Evropë.

ARCHIV - Milo Djukanovic, Regierungschef von Montenegro, gibt am 23.07.2009 nach einem Treffen mit EU-Kommissionspräsident Barroso eine Pressekonferenz. Montenegro ist jetzt offiziell Beitrittskandidat der Europäischen Union. Die Staats- und Regierungschefs der EU beschlossen am Freitag in Brüssel, dem Staat des früheren Jugoslawiens diesen Status zuzuerkennen. EPA/JULIEN WARNAND BELGIUM OUT (zu dpa 0353 vom 17.12.2010) +++(c) dpa - Bildfunk+++
Mali i Zi përdor euron si monedhë zyrtare pa lejen e BrukselitFotografi: picture alliance/dpa

Probleme shumë serioze ka dhe në rrafshin politik. Qytetarët të cilët në vitin 2006 kanë votuar kundër pavarësisë sot janë të bindur se "pavarësia ishte rruga më e mirë" por "problemi është që kjo rrugë nuk po kalohet me shpjetësinë e pritur", pohon eksperti Zoran Raduloviq. Sipas tij, Mali i Zi ka ende mangësi të mëdha në sektorin e demokracisë dhe shtetit juridik.

Fundi i qeverisjes së PDS?

Prej fillimit të viteve 90-të, ky vend qeveriset nga Partia Demokratike Socialiste (PDS). Figura kryesore e saj është Millo Gjukanoviq, i cili gati tërë kohën ka qenë në krye të kësaj republike. Para dy vitesh ai ka dhënë dorëheqje nga pozicionet e larta të shtetit, por edhe më tej konsiderohet si figura kryesore në këtë vend. Ai tani është kryetar i PDS-së.

Bashkëpuntori i dikurshëm i Sllobodan Millosheviqit është distancuar nga politika e ish-autokratit serb. Por Gjukanoviqi akuzohet për shoqërim me shumë persona të përndjekur për korrupsion dhe vepra tjera kriminale. Familja e tij ka një pasuri prej dhjetëra miliona eurosh. "Babai i pavarësisë" thotë se edhe në këto zgjedhje duhet të fitojë partia e tij, sepse "të tjerët po e cënojnë atë që është arritur më 21. 05. 2006". Sipas tij, opozita e cila paraqitet "si malazeze", ka në fakt interesa serbomëdha dhe është kundër pavarësisë.

Megjithatë shanset e opozitës kësaj radhe janë më të mëdha se herave të tjera. Kjo s'ka të bëjë vetëm me organizimin e saj më të mirë, por edhe me paknaqësinë e malazezëve me gjendjen. Në grupin e partive opozitare është tani edhe partia e re "Mali i Zi pozitiv", e cila sipas sondazheve mund të llogarisë me gati 10 % të votave.

Mlladen Bojaniq, një nga udhëheqësit e kësaj partie thotë se "koha e Gjukanoviqit do të kalojë së shpejti". Nëse kjo parti me të vërtetë fiton një përqindje kaq  të lartë të votave, koalicioni i tanishëm mes PDS dhe socialdemokratëve do ta ketë vështirë të mbetet në pushtet.

Lekiqi lider i opozitës

Forca më e madhe opozitare është blloku "Fronit Demokratik" që udhëhiqet nga ish-ambasadori jugosllav në Romë Miodrag Lekiq. Qëllimi i opoztiës është "transformimi politik, ekonomik dhe social i Malit të Zi", që është një detyrë shumë e vështirë.  Vet Lekiq është pritur në prag të zgjedhjeve edhe nga Komisioneri për Zgjerimin e BE-së Stefan Füle. Nga qershori i vitit 2012, Mali i Zi ka nisur negociatat për anëtarësim në BE, që Gjukanoviqi e prezanton si sukses të tij. Por në qendër të bisedimeve janë edhe më tej luftimi i korrupsionit, pavarësia e organeve juridike, keqpërdorimet e policisë dhe shërbimeve sekrete për qëllime politike etj.

Edhe më tej dy të tretat e malazezëve mbështesin integrimin e vendit të tyre në BE. Por Millka Tadiq - Mijoviq, kryeredaktore e gazetës Monitor, mendon se viktima e parë e këtyre zgjedhjeve mund të jetë vet Gjukanoviqi. "Rënia e tij do t'u dëshmonte vendeve të tjera se Mali i Zi e ka seriozisht në luftën kundër korrupsionit dhe kriminalitetit", mendon ajo.