1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Zgjedhjet lokale në Irak – Test për pjekurinë politike të vendit

Në Irak u zhvilluan dje pa incidente të mëdha zgjedhjet për provincat, të pritura me interes. Ky fakt u u vlerësua si prej kryeministrit al-Maliki, ashtu edhe prej presidentit amerikan Obama.

Zgjedhje në Irak - Azamiyah, 31 janar 2009

Zgjedhje në Irak - Azamiyah, 31 janar 2009

Kufij dhe aeroperte të mbyllura, ndalim qarkullimi për automjetet, 80.000 pjesëtarë të forcave të sigurisë vetëm në Bagdad: zgjedhjet një provë për qëndrueshmërinë dhe pjekurinë politike të Irakut. Atentatet janë bërë më të rralla, megjithatë kërcënimi mbetet. Siguri alla-Irak, gjashtë vjet pas pushtimit amerikan do të thotë: çdo ditë vdesin ende 20 civilë, të paktën më pak sesa vite më parë. Policët dhe ushtarët votuan që të mërkurën për të qenë pa kufizime në gatishmëri të shtunën. Angazhimi u kushtoi jetën pesë kandidatëve, sipas standardeve të këtushme një fushatë zgjedhore relativisht e qetë.

Zgjedhjet, test për gjendjen e sigurisë në vend

Zgjedhjet, test për gjendjen e sigurisë në vend


Do të vendoset për guvernatorë dhe këshilla rajonalë në 14 prej 18 provincave. Veriu kurd i pavarur i zhvillon zgjedhjet më vonë. Data e zgjedhjeve nuk është caktuar ende as për provincën me trazira dhe të pasur me naftë të Kirkukut.


Zgjedhjet e para në Irak që prej katër vjetësh do të informojnë në lidhje me raportin e forcave. Në 2005-ën votimet u bojkotuan nga shumë sunitë. Formula e tyre ishte kjo: Të dëbojmë njëherë pushtuesit, pastaj të zgjedhim. Pasoja ishte humbja e rëndësisë politike për këtë çerek të popullsisë dhe mizori midis sunitëve dhe shiitëve. Sot këto dy rryma besimi jetojnë vetëm rrallë në lagje të përbashkëta. Shumë sunitë, që sulmonin më parë ushtarët amerikanë, luftojnë tani përkrah këtyre të fundit kundër kryengritësve. Sunitët synojnë të sigurojnë më shumë pushtet politik. Partitë shiite, që mbështesin në Bagdad kryetarin e qeverisë al-Maliki, konkurrojnë në provinca. Votimi i së shtunës është edhe një provë për zgjedhjet parlamentare në fund të vitit.

Zgjedhje në Irak, Basra

Zgjedhje në Irak, Basra


Të shkojmë apo të mos shkojmë në votime? 15 milionë irakianët me të drejtë vote kanë mendime krejt të ndryshme. Për shembull Aliu, një shitës gazetash nga Sadr City, thotë: "Pjesëmarrja është e domosdoshme, e drejta jonë kushtetuese. Kjo na mungonte nën regjimin e vjetër. Ne mbajmë përgjegjësi për ndërtimin e vendit dhe jo ca të huaj. Pushtuesit duhet të largohen. Prandaj ka vetëm një rrugë: të shkohet në votime.!" Sabahu, një ish-oficer, mendon: "Nuk do të shkoj të votoj. Kjo nuk ka rrënjë irakiane, nuk rrjedh prej ideve tona. Ky proces vetëm sa na shpie përsëri në konflikte besimi."


Kryeministri al-Maliki i shënon si plus rënien e dhunës dhe sukseset në negociatat mbi tërheqjen e trupave amerikane deri në fund të 2011-ës. Zgjedhje deri-diku pa defekte do t'i shërbenin presidentit amerikan Barack Obama, i cili kërkon t'i tërheqë më shpejt ushtarët e vet. Rezultatet priten pas një muaji. Këshillat e tanishëm të provincave konsideroheshin si të korruptuar, si të papërgjegjshëm dhe si të detyruar ndaj besimit të tyre. Daudi, një gazetar në Bagdad kërkon një ndërrim rrënjësor kursi: "Zgjedhjet mund të kenë efekt në rast se zhvillohen në mënyrë transparente dhe të ndershme. Sidoqoftë ne presim të ketë një pjesëmarrje të gjerë. Këtë herë ka tri herë më shumë kandidatë. Shpresojmë që kjo të pasqyrohet pozitivisht në rezultate."

  • Data 01.02.2009
  • Autor Ulrich Leidholdt / Aman
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/GkvM
  • Data 01.02.2009
  • Autor Ulrich Leidholdt / Aman
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/GkvM