1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Gjermania

Zgjedhjet e të dielës test për zgjedhjet e përgjithshme parlamentare të 27 shtatorit

Këtë të dielë në katër lande të Gjermanisë zhvillohen zgjedhjet parlamentare ose zgjedhjet komunale

Dyseldorfi në prag të zgjedhjeve

Dyseldorfi në prag të zgjedhjeve

Janë gjithsej rreth 20,6 milionë njerëz me të drejtë vote që janë thirrur për zgjedhjen e një parlamenti të ri të landit në Saksoni, Turingji dhe në landin e Zarës si dhe për zgjedhjen e përfaqësuesve të komunave në qarqe, qytete dhe në komunat e landit të Nordhein-Vestfalisë.

Interes të madh kanë zgjuar sidomos zgjedhjet parlamentare për landin e Zarës dhe Turingjisë. Deri tani këto dy lande janë qeverisur nga një forcë e vetme politike të drejtuara nga kryeministrat kristiandemokratë, Peter Müller dhe Dieter Althaus. Megjithatë, sipas anketave të fundit, është e mundur që Unioni Kristiandemokrat tani nuk do të arrijë të sigurojë shumicën absolute për të qeverisur e vetme edhe në një mandat tjetër. Në rast se nuk të sigurohet as koalicioni i dëshiruar vetëm me liberalët, atëherë në të dyja landet në të ardhmen do të kemi aleanca me socialdemokratët, të gjelbërit dhe të majtën. Një koalicion mes Unionit Kristiandemokrat dhe Partisë Socialdemokrate (CDU-SPD) është i mundur të krijohet në Turingji.

Në foto, Stanislaw Tillich (CDU)

Në foto, Stanislaw Tillich (CDU)

Asnjë prej forcave politike nuk pritet të fitojë shumicën as në Saksoni

Raporte të ngjashme paraqiten edhe në landin e Saksonisë. Atje sipas anketave të fundit asnjë prej forcave politike nuk do të sigurojë shumicën absolute. Kryeministri aktual i landit të Saksonisë, politikani i Unionit Krisiandemokrat (CDU) Stanislaw Tillich ka përmendur të shtunën si mundësi krijimin e një koalicioni qeveritar me liberalët (FDP) apo edhe partnerin aktual të koalicionit, Partinë Socialdemokrate (SDP). Tillich lidhur me këtë deklaroi në kanalin e parë televiziv gjerman ARD se:

"Ne do të luftojmë deri në momentet e fundit që të sigurojmë shumicën e mandateve. Por në rast se zgjedhësit vendosin ndryshe atëherë një kolaicion funksional e shoh në rrafshin e kampit qytetar së bashku me liberalët".

Në rast se Unionit Kristiandemokrat (CDU) i mungon sërish shumica absolute e humbur në zgjedhjet e vitit 2004 atëherë nuk përjashtohet mundësia që negociata për krijimin e qeverisë së landit të zhvillohen edhe me socialdemokratët të drejtuar nga ministri i ekonomisë së landit, Thomas Jurk si dhe ekologjistët. Lidhur me këtë Thomas Jurk:

Në foto, Thomas Jurk (SPD)

Në foto, Thomas Jurk (SPD)

"Bëhet fjalë për atë çfarë duan njerëzitë. A duan një politikë të drejtë sociale apo radikalizëm të tregut nga Unioni Kristiandemokrat (CDU) dhe liberalët (FDP)?. Dhe pikërisht ëshë fjala për këtë ndërthurje. Dhe kjo është në duart e njerëzve që të zgjedhin".

Ndërkaq Partia majtiste ka si kandidat kryesor shefin e grupimit parlamentar André Hahn. Hahn tha për ARD-në:

"Natyrisht që të gjelbërit dhe socialdemokratët në bazë të pikëpamjeve të njëjta në fushën e arsimit, të të drejtave qytetare por edhe në politikën e brendshme thjesht janë partnerë tanë potencial".


Në Nordhein-Vestfali votohet për 15.200 poste dhe mandate

Logoja e landit Nordhein-Vestfali

Logoja e landit Nordhein-Vestfali

Po sot qytetarët me të drejtë vote në landin e Nordhein-Vestfalisë votojnë për zgjedhjen e përfaqësuesve të komunave në qarqe, qytete dhe në komuna. Ata sot vendosin për më shumë se 15.200 pozita dhe mandate të cilat zgjasin pesë vjet. Të drejtën e votës e kanë rreth 14.4 milionë qytetarë. Në të njëjtën kohë mbahen edhe zgjedhjet për kryetarët e qyteteve, bashkive dhe këshillave të landeve. Mandatet e tyre zgjasin gjashtë vjet. Më së shumti kandidatë për postin e kryetarit të komunës kanë kandiduar në qytetin e Duisburgut. Atje janë 11 politikanë të cilët garojnë sot se kush do të marrë përsipër drejtimin e qytetit në të ardhmen.

Autor: ARD / Esat Ahmeti

Redaktoi: Mimoza Cika-Kelmendi

DW.COM