1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Zgjedhjet do të vendosin se cilën rrugë do ta ndjekë Serbia

Presidenti i Serbisë Boris Tadiq shkarkoi parlamentin dhe shpalli zgjedhjet e parakoshme parlamentare, të cilat do të zhvillohen me 11 maj. Të njëjtën ditë do të zhvillohen edhe zgjedhjet lokale dhe krahinore në Serbi.

Boris Tadic dhe Cedomir Jovanovic

Boris Tadic dhe Cedomir Jovanovic

Vendimi për zgjedhjet e parakohshme parlamentare është marrë me iniciativën e qeverisë serbe, e cila konstatoi të hënën, se nuk është në gjendje ta vazhdojë punën.

Boris Tadic duke dhënë votën

Boris Tadic duke dhënë votën

"Zgjedhjet janë mjet demokratik, me të cilin qytetarët do të vendosin se cilën rrugë do ta ndjekë Serbia në të ardhmen. Ky është një shans për forcimin e kapaciteteve për mbrojtjen e sovranitetit dhe integritetit territorial si dhe hapjen, përmes integrimeve evropiane, të perspektivës së zhvillimit ekonomik", kumtoi Tadiq. Presidenti u bëri thirrje partive dhe koalicioneve politike për një garë të qetë dhe demokratike.

Harta e Ballkanit

Harta e Ballkanit

Menjëherë reagoi kryeministri aktual i Serbisë, Vojisllav Koshtunica, i cili në një kumtesë për mediat serbe tha se e ka humbur besimin tek partnerët e deritanishëm në koalicion, Partinë Demokratike të Tadiqit dhe G17 plus. "Është shumë me rëndësi që qytetarët të votojnë për n jë qeveri të përgjegjshme shtetformuese dhe nacionale, e cila do të luftojë për mbejtjen e Kosovës në Serbi, zhvillimin ekonomik dhe negociata të barabarta me BE."

Kryeministri dhe presidenti nuk janë dakord as për për shkaqet e shkatërrimin e Qeverisë. Koshtunica thotë se Qeveria ka dështuar për shkak se mungesës së politikës unike ndaj Kosovës, ndërsa Tadiqi pohon se Qeveria ka dështuar për shkak të qëndrimeve të ndryshme ndaj integrimeve evropiane.

Ministri i jashtëm gjerman Frank-Walter Steinmeier

Ministri i jashtëm gjerman Frank-Walter Steinmeier

Zëvendëskryeministri i Serbisë, Bozhidar Gjeliq kundërshtoi politikën e Qeverisë, për ndërprerjen e dialogut me vendet që e kanë njohur, apo që do ta njohim pavarësinë e Kosovës. "Mënyra më e mirë për realizimin e interesave është dialogu dhe përpjekjet për ndryshimin e politikës së këtyre vendeve, e jo ndërpreja e komunikimit dhe izolimi", theksoi Gjeliq.

Një prej temave më të nxehta në zgjedhjet e ardhëshme, me siguri që do të jetë insistimi serb që zgjedhjet të mbahen edhe në Kosovë, e cila prej 17 shkurtit është shtet i njohur ndërkombëtarisht prej shumë faktorëve ndërkombëtar.

Vojislav Kostunica

Vojislav Kostunica

Ministri i jashtëm gjerman, Frank Valter Shtajnmajer është i mendimit se zgjedhjet serbe nuk duhet të lejohen në Kosovë, sepse ajo është tani një shtet tjetër. Serbët e atjeshëm, sipas tij, duhet të votojnë në zgjedhjet kosovare."

Kundër zgjedhjeve serbe në Kosovë janë shprehur edhe përfaqësuesit e institucioneve. Kryetari i parlamentit, Jakup Krasniqi, nënvizoi se Kosova është shtet i pavarur, i njohur prej shumë vendeve. Prandaj në Kosovë nuk duhet të mbahen zgedhjet serbe. Megjithatë ai thotë se kjo çështje edhe më tej mbetet në përgjegjësinë e Unmikut dhe Kforit, të cilat kujdesen për sigurinë. Zëdhënësi i Unmikut, Aleksandar Ivanko, ka deklaruar se zgjedhje në Kosovë mund të organizojë vetëm Unmiku. Megjithatë, vendimi për lejimin apo jo të votimit të serbëve në shtetin fqinjë, do të merret pas konsultimeve me shtetet anëtare të Grupit të Kontaktit dhe qendrën e OKB-së, në Nju Jork.

  • Data 13.03.2008
  • Autor Bahri Cani
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/DNzE
  • Data 13.03.2008
  • Autor Bahri Cani
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/DNzE