1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Zgjedhje të parakohshme në Maqedoni

Deputetët e Parlamentit të Maqedonisë do të votojnë këtë javë shpërbërjen e parlamentit. Vendi shkon në zgjedhje të parakohshme parlamentare. A janë përgatitur kushtet për zgjedhje të ndershme dhe demokratike?

default

A janë përgatitur kushtet për zgjedhje të ndershme dhe demokratike?

Përbërja aktuale e parlamentit, pa prezencën e deputetëve të opozitës ka inicuar dhe miratuar ndryshimet në Kodin zgjedhor dhe plotësimet në ligjin për deputet. Me këto ndryshime po bëhen përpjekje që të krijohet një ambient krejtësisht i ri në procesin zgjedhor. Gjithashtu është miratuar edhe korrigjimi i kufinjve të disa njësive zgjedhore, me qëllim të balancimit të numrit të votuesve në përputhje me kufinjtë e lejuar të trupit votues, për çdo njësi zgjedhore të përcaktuar me ligj. Për t'iu shmangur dyshimeve për numrin e saktë të trupit votues, Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve ka bërë edhe pastrimin e listës zgjedhore.

“Pas njëzet viteve të pluralizmit në Maqedoni është bërë pastrimi i listës zgjedhore nga votuesit që nuk kanë ekzistuar. Lista zgjedhore tani do të jetë pasqyrë e vërtetë e gjendjes reale të votuesve në Maqedoni”, thotë Silvana Boneva deputete e VMRO-DPMNE-së.

Mazedonien Parlament NO FLASH

Deputetët e Parlamentit të Maqedonisë do të votojnë këtë javë shpërbërjen e parlamentit.

Regjistri zgjedhor tashmë gjendet në mënyrë elektronike në faqen e internetit të Komisionit Shtetëror Zgjedhor. Çdo qytetar mund të kontrollojë nëse është apo jo në listën votuese. Analistët politikë vlerësojnë, se ndryshimet që po bëhen edhe më tutje janë larg kërkesave dhe rekomandimeve që kërkon OSBE-ODHIR-it. Ndyshimet janë të karakterit kozmetik nga vetë fakti se nuk u shterën të gjitha mundësitë që në to të marrë pjesë edhe opozita. “Për herë të parë ndodh që vetë pushteti përcakton ose përmbush standarde plotësuese të reja. Dhe e gjithë kjo lë një pikë të zezë në këtë drejtim, aq më tepër kur edhe në lidhje me azhurimin e listës zgjedhore u treguan çështje joparimore," thotë analisti Mesel Bilalli.

Listat me qytetarë "tepër"

Ndryshimet në Kodin zgjedhor, në njësitë zgjedhore dhe në regjistrin votues për analistin Sefer Tahiri japin garanci se do të ketë zgjedhje të lira dhe demokratike sipas rregullave evropiane. “Brengë e vetme në këtë aspekt është lista unike apo lista e vetme zgjedhore, e cila hap disa dilema të mëdha, edhe pse është pastruar 43 mijë qytetarë vazhdojnë të jenë tepricë në këtë listë".

Analistët Sefer Tahiri dhe Mersel Bilalli vlerësojnë se ndryshimi i kufinjve të njësive zgjedhore është bërë me vonesë. “Ky ndryshim nuk është bërë me konsensusin e të gjitha partive politke, por është një ndryshim më tepër do të thoja sa për ta plotësuar mungesën e balancit të votës në aspektin e shpërndarjes teritoriale të votës, por më tepër për ta plotësuar balansin politik të shpërndarjes së votës në kuadër të koalicionit qeveritar”, shprehet Tahiri.

NO FLASH Wahlen Mazedonien

Vendi shkon në zgjedhje të parakohshme

“Ligji parasheh që dallimi i numrit të votuesve mes njësive zgjedhore të jetë plus 5 apo minus 5 përqind, dhe në këtë drejtim ky koncensus tejkalohet edhe pse sipas të gjitha analizave është pak sa më i lartë se në shumë shtete ajo është 3 përqind”, thotë Bilalli.

Para shpalljes së zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, Parlamenti duhet të emërojë kandidatin e opozitës Boris Kondarko kryetar të Komisionit Shtetëror Zgjedhor.

Autor: Fatos Musliu

Redaktoi: Aida Cama

Autor Fatos Musliu

  • Data 11.04.2011
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/10rGl
  • Data 11.04.2011
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/10rGl