1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Gjermania

Zgjedhje të papritura në landin e NRW-së

Landi gjerman me 18 milionë banorë, Renani Veriore - Vestfali (NRW), gjendet para zgjedhjeve të parakoshme parlamentare. Të mërkurën papritur u shpërnda parlamenti.

Parlamenti i landit ka vendosur të mërkurën njëzëri që të shpërndahet, pas dështimit të votimit për buxhetin e landit Renani Veriore - Vestfali. Kryeministrja e landit, socialdemokratja Hannelore Kraft, deri tani ishte në krye të një qeverie pakicë me ekologjistët, e cila mbështetej në vendime nga subjektet tjera politike. Por Partia kristiandemokrate CDU, liberalët dhe e Majta votuan kësaj radhe kundër buxhetit të ministrisë së brendshme të këtij landi, që solli edhe deri tek shpërndarja e parlamentit.

Sondazhet e para

Në foto, socialdemokratja Hannelore Kraft

Në foto, socialdemokratja Hannelore Kraft

Në sondazhet e para të bëra menjëherë dje (14.03.) thuhet se opozita ka gabuar rëndë sepse koalicioni i deritanishëm i socialdemokratëve dhe ekologjistëve ka shansin që tani të fitojë shumicën dhe të mos varet nga asnjë parti tjetër. Partia më e fuqishme, sipas këtij sondazhi, është ajo socialdemorkate me 38 %, ndërsa ekologjistët pritet të fitojnë 16 % të votave, që u mundëson një koalicion stabil qeveritar. Kristiandemokratët sikur të votohej sot do të fitonin rreth 33 %. Problemet më të mëdha kanë liberalët dhe e Majta të cilët janë ende nën pragun e domosdoshëm prej 5 %. Për dallim prej tyre, pritet që edhe në këtë parlament të futet Partia e Piratëve. Në këtë sondazh thuhet se këto zgjedhje nuk janë aspak të mirëseardhura as për kancelaren Angela Merkel dhe qeverinë federale në Berlin.

Koalicionet e (pa)mundshme

Pamje nga parlamenti i landit Renania Veriore-Vestfali

Pamje nga parlamenti i landit Renania Veriore-Vestfali

Ndonëse në këtë moment duket e qartë se si do të mund të dukej koalicioni i ardhshëm qeveritar, menjëherë pas bërjes publike të vendimit për shkarkimin e parlamentit kanë filluar debatet edhe në këtë temë. Kristiandemkoratët me cilët udhëheqë ministri frederal i Ekologjistë Norbert Röttgen shpresojnë se mund të krijojnë koalicion edhe me ekologjistët. Por deri tani kjo mundësi duket pak reale, sepse ekologjistët menjëherë e kanë hedhur poshtë këtë si "spekulim të panevojshëm".

Analistët janë të mendimit se këto zgjdhje do të ndikojnë edhe në koalicionin qeveritar në Berlin, sepse liberalët do të ashpërsojnë politikën e tyre në disa tema të rëndësishme, me qëllim që të fitojnë më shumë vota dhe të futen në parlamentin e këtij landi. Ndryshe, dështimi i tyre edhe në këto zgjedhje do të ishte një grusht shumë i rëndë për këtë parti të dërmuar.

Autor: Bahri Cani

Redaktoi: Esat Ahmeti