1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Zgjedhje simbolike në Birmani

Udhëheqësja e opozitës Aung San Suu Kyi ndodhet pak para hyrjes në Parlament. Por shumë flasin për atë që zgjedhjet e së dielës (01.04) nuk do ta ndryshojnë ekuilibrin e pushtetit ekzistues.

Fushata zgjedhore 2012 në Birmani

Fushata zgjedhore 2012 në Birmani

„Na besoni. Liga Kombëtare për Demokraci, është mësuar që të marrë detyra të vështira dhe të punojë në një mjedis problematik“, kështu shkruhet në fund të spotit të fushatës zgjedhore të opozitares Aung San Suu Kyi, figura shpresëdhënëse e për të ardhmen. Fakti që partitë opozitare u lejuan që të bënin promovimet e partive të tyre në televizionin shtetëror është po ashtu një risi. Risi është edhe që Liga Kombëtare për Demokraci, e cila bojkotoi zgjedhjet në 2010, mund të shpresojë për një përfaqësim të saj në parlament. Ndryshe nga zgjedhjet e fundit këtë rradhë janë lejuar po ashtu vëzhguesit ndërkombëtarë dhe partitë opozitare lejohen të zhvillojnë një garë elektorale të lirë.

Këto hapa janë shoqëruar me një politikë reformuese, e cila para pak vitesh as që ishte e paimagjinueshme në Birmani. Prej marsit 2011 qeveria e re e presidentit Thein Sein ka vënë në lëvizje procesin e demokratizimit. Ndër të tjera u liruan të burgosurit politikë, u zbut censura ndaj shtypit dhe e drejta për të demonstruar, si dhe u lejuan sindikatat. Gjithshtu po bëhen përpjekje për një pajtim me pakicat etnike. Megjithatë ekspertët tëheqin vëmendjen për të mos u gëzuar para kohe. .

Lirimi i disidentëve nga burgjet birmaneze në maj 2011

Lirimi i disidentëve nga burgjet birmaneze në maj 2011



"Parlamenti fiktiv i Birmanisë"

"Zgjedhjet e po mbivlerësohen: Sepse edhe sikur NLD t'i fitojë të gjitha mandatet e saj në këto zgjedhje, ato janë në parlament ende pakicë, sqaron Mark Farmaner, drejtuesi i fushatës për Birmaninë në Britaninë e Madhe. Një e katërta e 659 vendeve të parlamentit është e rezervuar sipas Kushtetutës për ushtrinë. 80 për qind e vendeve të mbetura mbahen nga partia qeverisëse USDP (Partia për solidaritet dhe zhvillim) e themeluar nga junta ushtarake. Përveç kësaj, është edhe pushteti i mirëfilltë i presidentit Thein Sein. Parlamenti nuk e ka të drejtën për të kontrolluar qeverinë apo të ndërhyjë në vendimmarrjet politike. "Kësisoj kemi të bëjmë me një parlament fiktiv dhe jo me një parament të mirëfilltë ashtu siç e kuptojmë ne“, thotë Farmaner.

Entuziazëm dhe shpresa të mëdha

Aung San Suu Kyi

Aung San Suu Kyi

"Me San Suu Kyi lidhet shpresa, se ajo mund t' i shmangë nga pushteti sundimtarët e vjetër. Si rrjedhojë shpresohet shumeë që me këto zgjedhje do të hidhet hapi i parë në drejtim të demokratizimit përfundimtar të vendit", mendon Marco Bünte nga Instituti për studime aziatike në Hamburg. Por në rast se nobelistja Suu Kyi nuk arrin t'i përmbushë shpresat e mëdha, ka rrezik që njerëzit të deziluzionohen dhe të zhgënjehen. Ajo vetë tha pak kohë më parë se kandidatura e saj është vetëm “hapi i parë dhe jo i fundit” dhe se ka ende "një rrugë shumë të gjatë" që duhet përshkua".

Edhe pse deri tani pati disa ndryshime pozitive, shkeljet e të drejtave të njeriut në Birmani sipas aktivistit birmanez Mark Farmaner janë shtuar.“ Në vitin e kaluar pati konflikte të tjera të armatosura me pakicat etnike, shumë refugjatë dhe rritje të përdhunimeve nga ushtria birmaneze". Përveç kësaj, reformat ende nuk ndihen në nivelet e ulëta të shoqërisë. Për këto arësye ai mendon, se "tre të katërtat e popullsisë birmaneze, pra njerëzit e thjeshtë në rajonet e largëta dhe pjesëtarët e pakicave etnike nuk tregojnë ndonjë interes të veçantë për zgjedhjet."

Ndërsa në Perëndim zgjedhjeve në Birmani u kushtohet vëmendje e veçantë, konfirmoi për Deutsche Welle-n ministri gjerman për Zhvillimin Dirk Niebel. "Procesi i fushatës elektorale dhe zgjedhjet ndikojnë në zbutjen e sanksioneve të BE-së. Aktualisht janë në fuqi sanksionet për ndalimin e udhëtimeve për anëtarët e qeverisë, kufizime në tregti dhe përjashtimi i Birmanisë nga sistemi i përgjithshëm i preferencave për vendet në zhvillim, që përfshin ndër të tjera importet me tarifat falas“. Rreth afatit të sanksioneve duhet të vendoset në fund të prillit.

"BE-ja do të preferonte shfuqizimin e sanksioneve, sepse ne shohim një potencial zhvillimi, që mund t'i ndihmojë qytetarët për një të ardhme më të mirë ", deklaroi Niebel. Edhe në SHBA në verë do të bisedohet për politikën e ardhëshme të sanksioneve daj Birmanisë. Disa vëzhgues megjithatë shprehin reuerva, se po të hiqen shpejt sanksionet shpejt mund të humbasin impulset për ndryshime të mëtejshme në Birmani.

Autor: Gero Simone/Mimoza Kelmendi
Redaktoi: Vilma Filaj-Ballvora