1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

Zgjedhje presidenciale në Rumani

Këtë të dielë në Rumani zhvillohen zgjedhjet presidenciale. Meqënëse deri tani presidenti dhe parlamenti nuk arritën të binin dakord dhe bllokonin njëri-tjetrin vendi qeveriset prej javësh prej një qeverie provizore.

Fushatë zgjedhore

Rumania ka javë që nuk po gjen rrugëdalje prej krizës së thellë politike ku ka ngecur.

Zgjedhjet presidenciale në Rumani janë gur prove për vullnetin e klasës politike rumune për reforma. Vendi ka javë që nuk po gjen rrugëdalje prej krizës së thellë politike ku ka ngecur. As presidenti demokrat-liberal Trajan Bashesku dhe as aleanca parlamentare mes social-demokratëve dhe liberalëve nuk ia dolën deri tani që të krijojnë një qeveri të re. Bllokada që i bëjnë njëri-tjetrit presidenti dhe parlamenti i kanë acaruar gjendjen në mënyrë dramatike: "Kemi të bëjmë me një lojë të ashpër dhe pasoja është se për vitin e ardhshëm nuk është nxjerrë buxheti. Unë mendoj se nuk kemi të bëjmë me luftë politike, por një luftë për pushtet ekonomik, këtu luftojnë njëri-tjetrin ky koncerne të mëdha." - thotë gazetari Costi Rogozanu.

Shumë zgjedhës nuk duan të dëgjojnë më për politikë.

Shumë zgjedhës nuk duan të dëgjojnë më për politikë.

Kjo luftë e ka velur elektoratin. Si asnjëherë më parë anketimet tregojnë se mbi 50 përqind e elektoratit nuk ka ndër mend të marrë pjesë në votime. Pritet një garë kokë më kokë e presidentit aktual Trajan Bashesku dhe kandidatit social-demokrat Mircea Geoana. Kandidati liberal Crin Antonesku, renditet sipas sondazheve i treti. Në rast se do të jetë i nevojshëm një raund balotazhi, ai do të zhvillohet më 6 dhjetor.

Edhe pse fushata elektorale po zhvillohet e fortë, për problemet e vërteta të vendit nuk po flet njeri. Ndërkohë problemet janë të mëdha: për shkak të luftës së brendshme për pushtet, FMN-ja e ka shtyrë pagimin e një ndihme prej 20 miliardë eurosh. Por Ruman ia ka nevojë urgjente për këtë ndihmë për të shmangur rrezikun e pamundësisë së shtetit për të paguar. Pas një rritjeje ekonomike prej 7 përqind vitin e kaluar, gjatë këtij viti ekonomia rumune u rrudh me 8 përqind. Sipas të dhënave të Transparency Internatial - Rumania bashkë me Greqinë dhe Bullgarinë bëjnë pjesë ndër vendet më të korruptuara të BE-së.

Landscape Banner Rumänien Wahl

Të gjitha këto duket se nuk u interesojnë kandidatëve për president. Ata preferojnë më mirë të akuzojnë publikisht njëri-tjetrin, të gënjejnë zgjedhësit dhe të pasurojnë klientelën e tyre. Presidenti aktual Trajan Bashesku medon se rrënjët e të keqes janë te klasa politike dhe tek disa koncerne mediatike që kontrrollohen prej oligarkëve. Kandidati social-demokrat Mircea Geoana prezantohet si mbrojtës i njerëzve të vegjël dhe premton ndihma shtetërore për industrinë. Por ai nuk tregon se si ka ndër ta financojë këtë program.

Fushata elektorale po shoqërohet me një radhë të ashtuquajturash skandale që zbulohen çdo ditë në ndonjë gazetë apo TV lidhje me kandidatët. Në treg dalin dosje sekrete dhe teoritë e konsipracionit vazhdojnë të jenë gjallë. Në të gjithë këtë pështjellim çështja qëndrore mbetet jo se për kë do të votojnë rumunët, por nëse ata do të marrin pjesë në votime. "Ata që do të shkojnë me siguri për të votuar përbëjnë një 30 përqind, janë ata që shkojnë gjithmonë për të votuar, militantët e partive," - thotë gazetari Rogozanu.

Poster i fushatës elektorale.

Mbi 50 përqind e elektoratit nuk ka ndër mend të marrë pjesë në votime.

Të zhgënjyer dhe pa shpresë për ndonjë zgjidhje të shpejtë të krizës politike dhe ekonomike, shumë zgjedhës nuk kanë më interes për politikën dhe s'duan të dëgjojnë më për të.

Autor : Vlad Mixich / Dr. Pandeli Pani

Redaktoi : Aida Cama

  • Data 20.11.2009
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/Kbce
  • Data 20.11.2009
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/Kbce