1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Zgjedhje presidenciale në Iran - Ahmadinaxhad largohet

Iranianët votojnë sot për pasardhësin e presidentit Ahmadinexhad, i cili sipas Kushtetutës, nuk mund të kandidojë për një mandat të tretë.

Më shumë se 50 milionë iranianë janë thirrur këtë të premte( 14.06) për zgjedhjen e një presidenti të ri. Janë gjashtë kandidatë në garë për postin pasardhës të Mahmud Ahmadinexhadit, i cili sipas kushtetutës nuk lejohet të kandidojë edhe për një mandat të tretë në këtë post. Si favoritë mbahen katër kandidatë: Krahas dy konservatorëve, ministri i Jashtëm për një kohë të gjatë, Ali-Akbar Velajati dhe kryebashkiaku i Teheranit, Mohammed Bagher Ghalibaf, shanse për të fituar kanë edhe ndërmjetësuesi për bisedimet atomike Said Xhalili si dhe reformatori Hasan Ruhani.

Rezultatet e para priten ditën e shtunë (15.06). Në rast se në këtë raund asnjë nga gjashtë kandidatët nuk fiton shumicën absolute të votave, atëherë do të ketë më 21 qershor një raund tjetër balotazhi mes dy kandidatë favoritë që kanë vota më shumë. Sipas Kushtetutës, në Iran fjalën e fundit për çështjet kryesore politike nuk e ka presidenti, por udhëheqësi i lartë shpirtëror, Ajatollah Ali Khamenei. Ai i bëri thirrje popullit gjatë fushatës zgjedhore për një pjesëmarrje sa më të madhe në votim.

SHBA kritikon standartin e zgjedhjeve

Bildkombo Präsidentschaftskandidaten Wahlen im Iran NEU

Kandidatët për postin e presidentit të ri të Iranit

Në të njëjtën kohë, Khamenei ka sulmuar qeverinë amerikane për kritikat e saj në drejtim të mënyrës së zgjedhjeve të kandidatëve. "Populli iranian do të bëjë çfarë është në interes të tij", tha udhëheqësi shprtëror i Iranit, duke iu përgjigjur në këtë mënyrë zedhënëses së Ministrisë së Jashtme amerikane, Jennifer Psaki , e cila kishte deklaruar ditën enjte (13.06) se "sipas standarteve ndërkombëtare, këto zgjedhje nuk janë të lira, të ndershme apo transparente".

Në zgjedhjet presidenciale të para katër viteve, sipas rezultateve zyrtare doli fitues mbajtësi i këtij posti, presidenti konservator Ahmadinexhad kundrejt reformatorëve rivalë Mir-Hosein Musavi dhe Mehdi Karrubi. Këta akuzuan autoritetet përkatse për fallsifikim të rezultateve. Me ditë të tëra pati edhe demonstrata të mëdha nga ithtarët e tyre, por forcat iraniane të sigurimit i shtypën me dhunë të përgjakshme dhe arrestuan qindra aktivistë, gazetarë dhe politkanë. Musavi, Karrubi dhe shumë reformatorë të tjerë janë ende në burg.